LAJMI I FUNDIT:

Kadare: Moikom Zeqos s’ka qenë i mënjanuar, as i pavlerësuar

Kadare: Moikom Zeqos s’ka qenë i mënjanuar, as i pavlerësuar
Moikom Zeqo dhe Ismail Kadare

“Ishte nga ata që krijonte gëzim e gjallëri në jetën letrare. Për këtë, ai ka qenë edhe shumë i njohur. Është nga ata që i mungojnë shumë letërsisë kur largohen nga jeta”. Shkrimtari Ismail Kadare e kujton përmes këtyre fjalëve poliedrikun Moikom Zeqo, të ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit 2020.

Me të lidhen edhe hapat e parë të Zeqos në krijimtarinë letrare, duke qenë se ndër botimet e tij të para kanë qenë pikërisht dy ese për romanet “Kështjella” dhe “Kronikë në gurë” të Kadaresë.


Sa i përket veprës së Zeqos, Kadare shprehet: “Ka qenë i çmuar. Nuk ka qenë i mënjanuar, as i pavlerësuar, përkundrazi. Miku ynë, në letërsinë letrare shqiptare tregoi se është e shëndetshme që t’i gëzojmë njerëzit që e duan”. /Panorama/