LAJMI I FUNDIT:

Kadaj: Nëse në Kuvend shkon demarkacioni për ratifikim, nuk marrim përgjegjësi për atë që do të ndodhë (Video)

Kadaj: Nëse në Kuvend shkon demarkacioni për ratifikim, nuk marrim përgjegjësi për atë që do të ndodhë (Video)

Mali i Zi sot bëri agresion, hyri brenda territorit e largoi flamurin kombëtar ende pa u ratifikuar marrëveshja.

Kështu ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi në emisionin Rrokum Roll.


“Ende pa u ratifikuar marrëveshja për Demarkacion, policia e Malit të Zi ka hyrë në territorin e Kosovës edhe ka hequr flamurin, të cilin e kemi vendosur na. Kjo ndërhyrje është agresion, sepse nuk ka as bazë juridike”, ka thënë Kadaj.

Ajo në vazhdim thotë se Kosova ka qenë dashtë të bëjë notë proteste e jo e kundërta.

“Kosova ka qenë dashtë të bëjë notë proteste për veprimet e Malit të Zi, por qeveria hesht, sikurse hesht edhe në raport me Serbinë”.

Kadaj ka shfaqë në emision një dokument, për të cilin thotë se i ka ra në dorë nga një ish zyrtar, ku konfirmohet se ka pas projekte për tu ndërtuar një hidrocentral pikërisht në vendin ku po donë të bëhet kufiri.

Ajo ka folur edhe për Jabllanoviqin, duke e cilësuar si partner të Isa Mustafës dhe Kadri Veselit, i cili “është tallë me gjakun dhe nderin e dëshmorëve, me veprimin e bërë në Koshare”.

Kadaj paralajmëroj se nëse marrëveshja për Demarkacionin vjen në Kuvend për tu ratifikuar, ka me qenë përgjegjësi e Hashim Thaçit dhe qeverisë, për atë se çfarë do të ndodhë brenda dhe jashtë Kuvendit.

“Ne nuk japim përgjegjësi, nëse këta luajnë lojëra duke i shantazhuar deputetët, siç kanë bërë në të kaluarën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
Kalo në kategori