Muajve të fundit kas pasur rritje të çmimeve të shportës së konsumatorëve. Shumë qytetarë kanë shprehur pakënaqësitë me lëvizjet e paarsyeshme në çmimet e produkteve bazë që ata i konsumojnë çdo ditë.
Për Selatin Kaçanikun nga organizata “Konsumatori” rritja e shpejtë e çmimeve në Kosovë më shumë i ngjason mashtrimit ekonomik sesa që është një përgjigje ekonomike.
Në një përgjigje për Telegrafin, Kaçaniku shton se rritja e tyre nuk vjen nga tregu botëror, por nga teket e bizneseve.
“Ne iu nënshtrohemi një rritje stihike të çmimeve që më shumë i ngjason mashtrimit ekonomik se sa që është një përgjigje ekonomike që janë të ndikuara nga pandemia COVID-19 apo ndryshimet stinore të çmimeve”, shprehet Kaçaniku.
Sipas tij, ka pasur rritje të çmimeve deri në 40 për qind dhe se nuk po monitorohet aspekti nominal i çmimeve.
“Për fat të keq ka ngritje të çmimeve dhe se nuk datojnë vetëm nga ky muaj. Ajo që është më e keqja te ngritja e çmimeve, rritja e tyre nuk vjen nga tregu botëror, por vjen më shumë nga teket e prodhuesve, shitësve ose tregtareve me pakicë e shumicë, të disa shërbyesve e në veçanti të hoteleve, restoranteve dhe gastronomive, transportuesve lokal. Për shembull, te transportuesit lokal kemi evidentuar rritje të çmimeve prej 40 për qind dhe këto rritje që varen nga teket e pronareve të bizneseve, kundruall nuk trajtohet dhe nuk monitorohet aspekti nominal i çmimeve dhe aspekti i mashtrimit me sasi, mashtrimit me komponentë të munguar, ku të gjithë barrën e merr qytetari konsumator”, tha ai.

Kaçaniku thotë se deri sa jemi në këto rrethana, qeveria duhet ta dëgjoj popullin, duke i dhënë mbështetje financiare.
“Deri sa ne jemi në këtë rrethanë, shteti detyrimisht apo në mënyrë obligative duhet ta dëgjoj popullin. Te jepen para nga buxheti që ne e financojmë, për disa biznese që janë ligsht fiskalisht performuese, do të thotë se ato nuk paguajnë taksa dhe abuzojnë më Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, duke e fshehur, ndërsa shteti i mbështet. Me këtë ne duhet të dyshojmë se është fjala për biznese që financojnë partitë politike”, thotë Kaçaniku për Telegrafin.
Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ka pasur rritje të çmimeve për produktet bazë të konsumit.
ASK thotë se inflacioni i matur në muajin gusht 2021 ishte më e lartë në një mesatare prej 4.7 për qind, ndërsa inflacioni për vitin 2020 ishte 0.2 për qind.
“Rritje ka pasur për bukë e drithëra me 1.9 për qind, mish me 0.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.4 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.5 për qind, perime me 21.3 për qind, pije alkoolike me 4.4 për qind, karburante me 26.2 për qind, shërbime për transport me 4.4 për qind, shërbimet telefonike me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 15.2 për qind, shërbime hoteliere me 0.8 për qind dhe shërbime financiare me 4.2 për qind”, thuhet në njoftimin e ASK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Një javë plot jetë në VitaLand - Festimet për fëmijët vazhdojnë!

Për ty që ke stil - Brendi i fuqishëm italian SMEG po vjen në Kosovë!

Elegancë dhe bukuri e papërshkrueshme në secilën stoli me diamant të Altinbas

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden