LAJMI I FUNDIT:

Kabineti izraelit i sigurisë shpall zyrtarisht gjendjen e luftës pas sulmeve të Hamasit

Kabineti izraelit i sigurisë shpall zyrtarisht gjendjen e luftës pas sulmeve të Hamasit

Kabineti i Sigurisë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi mbrëmë hyrjen zyrtare të vendit në luftë dhe lejen për të kryer “aktivitete të rëndësishme ushtarake”.

“Times of Israel” raporton se kjo është bërë e ditur sot nga kabineti i Netanyahut, transmeton Telegrafi.


E pwrditshmja izraelite kujton se kryeministri Netanyahu tashmë ka thënë se Izraeli është në luftë pas sulmit të djeshëm të terroristëve të Hamasit në jug të vendit, gjatë të cilit u vranë qindra njerëz.

Thuhet se vendimi i kabinetit të sigurisë, i cili mbledh liderët më të lartë të vendit, është marrë për të zbatuar pikën 40 të ligjit bazë për qeverinë e Izraelit.

Ushtria izraelite urdhërohet të evakuojë banorët e Rripit të Gazës, ministria e Mbrojtjes publikon pamje të neutralizimit të militantëve të Hamasit
Lexo po ashtu Ushtria izraelite urdhërohet të evakuojë banorët e Rripit të Gazës, ministria e Mbrojtjes publikon pamje të neutralizimit të militantëve të Hamasit

Sipas kësaj klauzole, Izraeli nuk mund të shkojë në luftë nëse nuk merr miratimin e qeverisë.

Luftime të ashpra po zhvillohen pranë qytetit jugor izraelit Magena, i cili ndodhet pranë kufirit me Rripin e Gazës.

Times of Israel raporton se luftimet po zhvillohen midis trupave izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Raportohet se mediat në gjuhën hebraike raportuan se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), siç quhet zyrtarisht ushtria e vendit, po përdorin gjithashtu tanke kundër Hamasit në zonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Evropa
Kalo në kategori