LAJMI I FUNDIT:

Ka zgjidhje: Po sikur njëri partner ‘vërtet do të dëshironte’ dhe tjetrit nuk i pëlqen fare seksi…

Ka zgjidhje: Po sikur njëri partner ‘vërtet do të dëshironte’ dhe tjetrit nuk i pëlqen fare seksi…

Ju jeni në humor dhe dëshironi të filloni seks me partnerin tuaj, por ai / ajo thjesht ju thotë se dëshiron të flejë gjumë?

Ose pushoni në divan, duke parë programin tuaj të preferuar televiziv dhe partneri juaj ju afrohet me një shkëlqim në sy dhe mendoni ‘oh, jo, jo tani’.


Edhe pse seksi me siguri mund të jetë më spontan dhe më i zjarrtë sesa skenarët e përshkruar, nëse jeni si shumica e çifteve, me siguri keni përjetuar një farë devijimi në dëshirën seksuale në marrëdhënien tuaj (një term që klinicistët dhe studiuesit e përdorin për të përshkruar kur niveli i interesit seksual nuk i përshtatet partnerit tonë).

Kur partneri nuk është i interesuar të kryejë marrëdhënie, është shumë e thjeshtë të supozosh se ai/ajo nuk shpreh interes për ty. Por mos u hidh kaq shpejt në përfundime dhe mos hiq dorë nga jeta juaj seksuale.

Mund të mos pyesni më për të bërë seks nga frika se do të refuzoheni, por është në dorën tuaj nëse doni që t’i rregulloni gjërat:

Mos e merr personale

Kur ai/ajo thotë që s’është në qejf sigurisht që ndjesia e parë është pasiguria, aq më tepër nëse kjo është hera e parë që të ndodh. Gjithsesi, pa panik. Jo domosdoshmërisht është mungesë interesi fakti që partneri nuk do të kryejë marrëdhënie. Mund të jetë thjesht i lodhur apo i mërzitur.

Përgjigju me qetësi

Mund të jenë me qindra arsye pse ai s’do të kryejë marrëdhënie sot. Ditë e keqe në punë, streset në familje, një zënke me shokët apo diçka tjetër. Fol me të pa bërë ironi apo të mërziturën. Tregoji që e kupton.

Ji lozonjare dhe lër një ftesë të hapur

Kështu do ulësh tensionin e krijuar dhe do t’ja bësh më të lehtë partnerit për më vonë. Kur ai të jetë në humor, duhet thjesht të të bashkohet! Komunikimi shpëton gjithçka.

4. Masturbohu

Seksi solo është alternativë e mirë kur partneri s’ka dëshirë. Madje mund ta bësh para syve të tij.

5. Jepini një shans duke i dhënë kohë

Vetëm se s’është gati tani s’do të thotë që s’do të jetë gati pas 30 minutash. Prisni dhe shihni çdo të ndodhë.

Lidhuni përmes mënyrave të tjera

Vetëm se s’po bëni seks s’do të thotë që s’mund të jeni intim. Shkëmbeni mesazhe, bëni një dush bashkë, ose thjesht përkëdheluni. Kjo mund t’ju afrojë edhe më shumë.

/Telegrafi/