Ka një qytet ku ‘nuk të lejohet të vdesësh’ – apo edhe ‘të sjellësh një fëmijë në jetë’

Gjëra të shumta në botën tonë janë interesante.
Sidoqoftë, ekziston një vend në Tokë “që i mund të gjitha”.
Bëhet fjalë për një vendbanim të vogël të quajtur Longyearbyen në qendër të Svalbard, në Norvegji, që ka disa ligje shumë të veçanta që ndiqen gjithmonë nga 2000 qytetarët e saj, përcjell Telegrafi.
Ky vendbanim njihet si qyteti më i afërt me polin verior, prandaj në periudhën e dimrit nata mund të zgjasë deri në katër muaj.
Ai është rreth 120 ditë pa dritë natyrale për shkak të pozicionit gjeografik.
Përveçse një vend mjaft i ftohtë, ky qytet i vogël filloi të tërheqë shumë turistë, jo vetëm për historinë e tij magjepsëse, por edhe për rëndësinë e tij në të ardhmen e njerëzimit.
Historia pas vendbanimit
Longyearbyen u krijua si një vendbanim për shkak të të gjithë punëtorëve nga miniera e qymyrit, në atë kohë një nga minierat më të mëdha të qymyrit në Skandinavi.
Edhe pse afër viteve 2000 kur miniera u shterua, punëtorët nuk u larguan kurrë, prandaj u vendosën, duke krijuar këtë qytet të vogël dhe duke jetuar kryesisht në tokë, si dhe me turizmin në rritje.
Për shkak të kësaj, njerëzit në Longyearbyen kanë zbatuar disa ligje të ashpra që për të huajt mund të mos kenë kuptim, por për stilin e tyre të jetesës për shkak të motit ekstrem me të cilin janë të rrethuar, ato janë logjike.
Ndërsa qyteti vazhdonte të zhvillohej, më shumë njerëz donin t’i bashkoheshin këtij “fundi të botës” të qetë, jo vetëm për stilin e jetës së thjeshtë, por edhe për dimrat e gjatë dhe të errët që mund të duken të zymtë, por që në të vërtetë janë vërtet të bukur.
Aty “nuk lejohet të vdesë apo të sjellësh fëmijë në jetë”
Dy ligje shumë ekstreme të bëra nga njerëzit që jetojnë në Longyearbyen “nuk lejojnë të vdesësh aty dhe as të lindësh një fëmijë”.
Arsyeja pse nuk ju lejohet të vdisni në vendbanim është se nuk mund të varrosni dikë në dëborë pasi do të dekompozohet shumë ngadalë.
Kjo do të tërhiqte arinjtë polarë që janë një nga rreziqet më të mëdha.
Prandaj, në rast se dikush ndihet shumë i sëmurë deri në pikën ku mund të vdesë, ai do të dërgohet në anën jugore të Norvegjisë për t’i dhënë ilaçet më të mira ose në rastin më të keq për ta varrosur.
Ligji i dytë i moslejimit të lindjes në vendbanim është për shkak se vendbanimi nuk ka maternitet për shkak të numrit të vogël të popullsisë.
Për të shmangur çdo rrezik gjatë lindjes, rekomandojnë shumë që gruaja që është shtatzënë të shkojë në qytetin ose qytezën më të afërt që ka një maternitet.
Edhe një herë, për të shmangur çdo vdekje të panevojshme.
Një ligj tjetër interesant që në fakt ka më shumë kuptim është se macet nuk lejohen në këtë vendbanim.
Kjo për shkak se macet mund të gjuanin zogjtë në vendbanim, duke i bërë ata të zhduken.
Pra, në vend që të marrin një rrezik të panevojshëm, ata e shmangin atë.
Të jetosh në një vend kaq ekstrem, duhet të marrësh sa më pak rreziqe që të jetë e mundur nëse dëshiron të mbijetosh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë