Komisioni për monitorimin e fushatës së korrje-shirjeve ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, me ç‘rast ka diskutuar për përgatitjet që po bëjnë komunat dhe fermerët kultivues të drithërave për nisjen e korrje-shirjeve.
Në takim u tha se tashmë fushata ka nisur me një intensitet të lehtë në Suharekë dhe Prizren dhe në ditët në vazhdim pritet të fillojë edhe në komunat e tjera. Gjithashtu, sipas informatave që komisioni ka marrë nga komunat, janë diku rreth 90 mijë hektarë të kultivuara me drithëra dhe rreth 84500 prej tyre vetëm grurë.
Këtë vit, për shkak edhe të kushteve atmosferike dhe por edhe një kujdesi më të shtuar të fermerëve gruri është në gjendje të mirë dhe pritjet janë që rendimentet të jenë më të larta sesa në vitin e kaluar.
Komisioni ka bërë apel tek komunat që ende nuk kanë nisur fushatën e korrje-shirjeve, këtë ta bëjnë me kujdes, pasi të kenë parë se gruri ka arritur pjekjen e mjaftueshme.
Në rekomandimet e veta po ashtu komisioni ka kërkuar nga komunat që të apelojnë tek fermerët që pas korrjes të mos digjen hamulloret, pasi kjo mund të dëmtojë tokën, por edhe rrezikon kultura të tjera bujqësore apo në raste të caktuara edhe pyjet.
Komisioni po ashtu ka diskutuar edhe çështjen e subvencioneve për grurë. Në këtë takim u konstatua se për shkak të numrit rekord të aplikimeve, mungesës së kapaciteteve njerëzore dhe teknike të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë për të kryer me kohë kontrollet në terren, ka pasur vonesa në përgatitjen e plotë të dosjeve për pagesë.
Por, u tha se AZHB-ja po punon me shumë përkushtim që sa më shpejt për fermerët aplikues pagesat për grurë të procedohen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën