LAJMI I FUNDIT:

A ka nevojë Ukraina për tanke, për të fituar luftën kundër Rusisë?

A ka nevojë Ukraina për tanke, për të fituar luftën kundër Rusisë?

Tanket kanë qenë prej kohësh në krye të listës së kërkesave të Ukrainës ndaj qeverive perëndimore.

Polonia ka premtuar një duzinë tankesh Leopard 2 të prodhimit gjerman dhe Mbretëria e Bashkuar ka ofruar 14 tanke të saj kryesore të betejës Challenger 2.


Ndërkohë shumë vende të tjera po shqyrtojnë kërkesat këmbëngulëse të Ukrainës për një “armatim” të tillë.

Por në epokën e armëve me precizion dhe me rreze të gjatë, dronëve, raketave dhe armëve të fuqishme antitank, shumë vëzhgues e kanë konsideruar tankun “si një gjë të vjetëruar”.

Disa vende madje kanë filluar t’i heqin ato plotësisht, duke pretenduar se ditët e sulmeve masive me tanke kanë mbaruar.

Pra, a janë të nevojshme ato?

Është e vërtetë që tanket kohët e fundit janë bërë të prekshme ndaj zjarrit me precizion të lartë dhe armëve antitank perëndimore shumë të lëvizshme si Javelin.

Në këtë drejtim tanket T-72 dhe T-80 të Rusisë kanë dështuar keq në shumicën e betejave në Ukrainë.

Kjo pasi që tanket janë të pambrojtur dhe kanë qenë gjithmonë, që kur u shpikën në vitet e fundit të Luftës së Parë Botërore më shumë se një shekull më parë.

Megjithatë, tanket kanë evoluar vazhdimisht, së bashku me armët e dizajnuara për t’i shkatërruar ato, dhe Ukraina ka nevojë për qindra nëse dëshiron të nisë kundërofensivë për të rimarrë fillimisht jugun, pastaj pjesën tjetër të vendit.

Megjithatë, tanket e këtij vendi të trashëgimisë ruse janë konsumuar dhe kanë nevojë për zëvendësim pas muajsh luftimesh.

Kështu, vendet e NATO-s janë kandidatë idealë për të dhuruar disa nga inventarët e tyre, dhe për Ukrainën, tanket nuk mund të arrijnë aq shpejt sa duhet.

Bëhet fjalë për automjetet luftarake të këmbësorisë që janë krijuar për të transportuar trupa në pikat e nxehta gjatë një beteje.

Ato ofrojnë mbrojtje dhe mbështetje nga zjarri për skuadrën e këmbësorisë brenda.

Ky kombinim është një kombinim i fuqishëm për një ushtri, veçanërisht kur shoqërohet me zjarr me rreze të gjatë dhe mbështetje masive ajrore, veçanërisht nga dronët luftarakë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe nëse përdoren siç duhet, tanket janë “armët e blinduara” që mund të godasin linjat mbrojtëse.

Në këtë kontekst, taktikat shpesh e mposhtin teknologjinë dhe kuadrot e oficerëve të lartë ukrainas po trajnohen nga Shtetet e Bashkuara në operacione të kombinuara ofensive të armatosura, që do të thotë përdorimin e të gjitha armëve në dispozicion të Ukrainës në mënyrat më efektive në mënyrë që ata të plotësojnë njëri-tjetrin dhe të sigurojnë fitoren.

Sidoqoftë, ka probleme me futjen e sistemeve të huaja të armëve në Ukrainë që të gjithë kanë nevojë për pjesët e tyre rezervë, ekipet e trajnimit dhe riparimit.

Andaj, mbajtja e tyre e furnizuar dhe e denjë për betejë do të jetë një sfidë e rëndësishme.

Pavarësisht të gjithave, në gjithë këtë, një “mashtrim strategjik” do të luante rolin e tij dhe do ta mbante Rusinë të hamendësonte se ku do të sulmonte Ukraina.

Zjarri i saktë me rreze të gjatë do të ndihmonte Ukrainën të prishte zinxhirët e furnizimit rus dhe të pengonte ardhjen e përforcimeve.

Pas kësaj, nëse përdoren me zgjuarsi dhe vendosmëri, mund të çajnë linjat ruse, që i nevojitet dëshpërimisht Ukrainës.

Si konstatim, këto armë të fuqishme do të ishin një shtesë jetike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori