LAJMI I FUNDIT:

“Ka fjetur me mbi 20 mijë gra”, basketbollisti i ndjerë Wilt Chamberlain akuzohet për sulm seksual nga aktorja Cassandra Peterson

“Ka fjetur me mbi 20 mijë gra”, basketbollisti i ndjerë Wilt Chamberlain akuzohet për sulm seksual nga aktorja Cassandra Peterson

Wilt Chamberlain, njeriu që ka thyer rekorde në NBA, i cili po ashtu mburret se ‘ka fjetur me mbi 20 mijë gra”, është akuzuar për sulm seksual.

Ylli i filmave horror – e njohur gjithashtu si Cassandra Peterson – pretendoi se Wilt e detyroi atë të bënte seks oral në një festë në vitet 1970.


Elvira detajoi sulmin e supozuar në librin e saj të ri të quajtur, “Yours Cruelly, Elvira: Memoirs of the Mistress of the Dark”.

Elvira (Foto: The Sun)

Aktorja e “Mistress of the Dark” pohoi se ndodhi në një festë në rezidencën Wilt’s Bel-Air.

“Përse nuk u përpoqa të bërtas, të luftoj apo të iki?”, tha Elvira në librin e saj të ri.

“Kur një njeri aq i madh e ka dorën të mbështjellë në qafën tuaj, me të vërtetë nuk mund të bëni shumë”.

“A duhet ta kisha raportuar atë në polici? Po tallesh? Çfarë mundësie mendon se do të kishte një ish-aktore jashtë punës kundër një superylli sportiv?”, vazhdoi më tej ajo.

Wilt Chamberlain (Foto: The Sun)

Wilt vdiq në moshën 63 vjeçare në 1999, pasi luftoi me problemet e zemrës dhe përkeqësimin e shëndetit për vite me radhë.

Duke reflektuar mbi sulmin e supozuar, Elvira tha se ndihej ‘më e tmerrshme’ sepse kishte qenë miq me Wilt.

Ajo tha për People: “Unë thjesht e mbajta atë në heshtje dhe nuk thashë asgjë gjatë gjithë jetës sime. Dhe gjëja më e trishtueshme ishte se ai ishte një mik i imi”.

Elvira (Foto: Getty Images)

“Unë nuk i tregova askujt për atë histori. Është tronditëse, e turpshme, traumatizuese dhe me të vërtetë e kam mbajtur sekret nga të gjithë”.

Elvira më tej theksoi se i tregoi vetëm ish-bashkëshortit Mark Pierson, për këte që ndodhi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori