LAJMI I FUNDIT:

Juventusi vazhdon në finale të Kupës së Italisë (Video)

Juventusi vazhdon në finale të Kupës së Italisë (Video)
Getty Images

Juventusi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, përkundër humbjes prej 3-2 nga Napoli në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të kësaj gare.

Gonzalo Higuain  ishte i pari që shënoi duke iu kundërpërgjigjur tifozëve që e fishkëllenin gjatë gjithë kohës (32’). Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.


Marek Hamsik e barazoi rezultatin (53’), por Higuain reagoi shpejt me një gol të bukur për ta rikthyer epërsinë (59’).

Dries Mertes e barazoi sërish rezultatin pas një gabimi të portierit Neto (61’), ndërsa Lorenzo Insigne (67’) u dha shpresë vendasve.

Sidoqoftë, Napoli nuk arriti të shënonte edhe dy gola, sa i nevojiteshin për t’u kualifikuar, ashtu që në finale vazhdoi Juventusi.

Në finalen e 2 qershorit në Stadio Olimpico, Zonja e Vjetër do të luajë kundër Lazios. /Telegrafi/