Mbrojtësi i Club Brugge, Joel Ordonez, prej kohësh është përfolur për një kalim në Serie A, me Interin që raportohej se e kishte në radar prej një periudhe të gjatë, por duket se Juventusi ka reaguar më shpejtë.

Megjithatë, tani ESPN pretendon se Juventusi ka lëvizur më shpejt dhe ka arritur një marrëveshje në parim për transferimin e tij, me vlerë rreth 40 milionë euro.


Qendërmbrojtësi ekuadorian sapo ka mbushur 22 vjeç javën e kaluar dhe ka kontratë me Club Brugge deri në qershor 2029, por pritet gjerësisht që të largohet këtë verë.

Sipas raportimeve, gjatë komentimit të ndeshjes Milan–Juventus (0-0), komentatori i ESPN-së në Ekuador, Jorge Barril, deklaroi se bardhezinjtë kanë “shtrënguar duart” me Club Brugge dhe me lojtarin për një transferim prej 40 milionë eurosh.

Thuhet se detajet përfundimtare do të mbyllen pas Kupës së Botës. Ordonez ka tashmë 16 paraqitje me Ekuadorin dhe pritet të jetë pjesë e Kampionatit Botëror që zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në të kaluarën interes për të kanë shfaqur edhe Milani, Interi dhe Atalanta, ndërsa Club Brugge raportohet se vitin e kaluar kishte refuzuar të negocionte me Olympique.

Tashmë, sipas ESPN-së, duket se Juventusi është më afër se të gjithë për ta siguruar firmën e mbrojtësit të ri. /Telegrafi/

telegrafi sport app