Juventusi e do rikthimin e Antonio Contes dhe është i gatshëm t’i ofrojë trajnerit italian një kontratë me vlerë 8 milionë euro në vit.

Trajneri 55-vjeçar pritet të largohet nga Napoli, pas një sezoni ku arriti të fitonte titullin kampion.


Sipas raportimeve të DAZN, Juventus ka nisur zyrtarisht përpjekjet për rikthimin e Contes në stol, pas një sezoni me trajnerët Thiago Motta dhe Igor Tudor.

Klubi bardhezi planifikon t’i ofrojë Contes një kontratë trevjeçare, me pagë vjetore prej 8 milionë eurosh plus bonuse.

Conte ka një lidhje të veçantë me Juventusin, pasi ka luajtur për klubin nga viti 1991 deri në 2004.

Si trajner i Juventusit nga viti 2011 deri më 2014, ai fitoi tre tituj radhazi të Serie A dhe dy Superkupa të Italisë.

Rikthimi i tij shihet si një hap i rëndësishëm për t’i rikthyer Juventusit lavdinë në skenën vendase dhe evropiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app