LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i ofron tre lojtarë për të zgjedhur Napolit dhe para për Milik

Juventusi i ofron tre lojtarë për të zgjedhur Napolit dhe para për Milik
(Foto: Getty Images/Guliver)

Juventusi vazhdon interesimin për të nënshkruar me sulmuesin polak Arkadiusz Milik.

Sulmuesi i Napolit i dha goditjen finale Juventusit në finalen e Kupës së Italisë duke shënuar penalltinë vendimtare për skuadrën e tij.


Polaku pëlqehet shumë nga Zonja e Vjetër që është gati ta jap një futbollist të tyre dhe para për të nënshkruar me të.

Arkadiusz Milik. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mediat italiane kanë raportuar se Juventus i ka ofruar tre futbollistë në tavolinë Napolit për ta zgjedhur njërin nga ta.

Daniele Rugani, Rolando Mandragora dhe Cristian Romero janë lojtarët që Napoli mund të marrë njërin nga ta për Milik.

Përveç njërit nga tre lojtarët Juventus është gati të ofrojë edhe 10 deri në 15 milionë euro për të nënshkruar me Milik.

Arkadiusz Milik. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

26-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2021 dhe nuk ka pranuar rinovimin, ndërsa ai vlerësohet 40 milionë euro nga klubi i tij aktual.

Milik ka bërë një sezon shumë të mirë, ku ka shënuar 12 gola në 24 paraqitje.

Gjithsesi Juventus duhet të nxitojë për të nënshkruar me të, pasi ai kërkohet edhe nga skuadra si Atletico Madrid, Borussia Dortmund e Arsenal. /Telegrafi/