LAJMI I FUNDIT:

Juventusi mposht Palermon, vazhdon sigurt drejt titullit (Video)

Juventusi mposht Palermon, vazhdon sigurt drejt titullit (Video)

Juventusi ka mposhtur me lehtësi dhe rezultat të thellë 4-1 Palermon. 

Skuadra e Max Allegrit ka shënuar edhe një fitore të radhës në Serie A, pasi kësaj radhe kanë fituar në ‘Juventus Stadium’ ndaj Palermos.


‘Zonja e Vjetër’ e dominoi gjithë ndeshjes ndaj sicilianëve të cilët më shumë kishin ardhur për një barazim.

Marchisio duke dërguar topin në rrjetë!

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 13 të ndeshjes, ku shënoi Claudio Marchisio nga afërsia për 1-0.

Në minutën e 40 të ndeshjes, Juve dyfshoi epërsinë me anë të Paulo Dybalas, i cili shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 2-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Ekzekutim perfekt i Dybalas!

Në pjesën e dytë, vendasit përveç që arritën të ruajnë epërsinë, arritën të shënojnë edhe dy gola dhe të sigurojnë fitoren.

Ishte argjentinasi Gonzalo Higuain, i cili shfrytëzoi për mrekulli një top nga Dybala dhe shënoi në minutën e 63 për 3-0.

Higuian u tregua i saktë përball portierit kundërshtar

Deri në fund të ndeshjes,  Juve arriti të shënoi edhe një gol me anë të Dybalas, i cili shënoi pas asistimit të Higuain dhe vulosi fitoren e skuadrës, ndërsa edhe Palermo shënoi golin e nderit në minutat shtesë me anë të Ivaylo Chochev dhe ndeshja përfundoi me rezultat 4-1.

Pas kësaj fitore, Juve e sheh vetën në vendin e parë me 63 pikë apo dhjetë më shumë se Roma në vend të dytë, por me një ndeshje më pak, ndërsa Palermo renditet e 18-ta me 14 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori