LAJMI I FUNDIT:

Juventusi kërkon të mos shtyhet ndeshja ndaj Napolit

Juventusi kërkon të mos shtyhet ndeshja ndaj Napolit

Juventusi po përpiqet të detyrojë Napolin të humbasë ndeshjen e nesërme në Serie A me rezultat zyrtar 3-0, pasi napolitanët janë të ndaluar të udhëtojnë në Torino për shkak të kufizimeve të COVID.

Një betejë e madhe po shpërthen rreth protokollit, rregullave dhe rregulloreve, duke e vënë menjëherë në provë këtë sezon të parë pas-COVID në Serie A.


Ndeshja e së dielës në mbrëmje në Allianz Stadium të Juventusit nuk është shtyrë zyrtarisht ende, edhe pse Napoli është ndaluar të udhëtojë në Torino siç ishte planifikuar këtë mbrëmje.

Protokolli i Lega Serie A për rastet e COVID është i njëjtë me rregullat e UEFA-s, kështu që nëse një skuadër ka në dispozicion 13 lojtarë, përfshirë të paktën një portier, atëherë loja mund të vazhdojë.

Vështirësohet ardhja e Amir Rrahmanit për ndeshjet e Kosovës, klubi i Napolit në karantinë pas tri rasteve me COVID-19
Lexo po ashtu Vështirësohet ardhja e Amir Rrahmanit për ndeshjet e Kosovës, klubi i Napolit në karantinë pas tri rasteve me COVID-19

Duke pasur këtë në mendje, Juventusi lëshoi një ​​deklaratë këtë mbrëmje, ku kërkon që ndeshje të zhvillohet në orarin e paraparë.

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se ekipi i parë do të dalë në fushë për ndeshjen Juventus-Napoli nesër në 20:45, siç parashikohet nga kalendari i Ligës Serie A”, thuhet në njoftim.

Kjo në mënyrë efektive do të thotë që Juve nuk ka ndërmend të pranojë një shtyrje dhe dëshiron që Napoli të marrë pjesë ose të humbasë ndeshjen zyrtarisht.

Sidoqoftë, Napoli do të argumentojë se ata janë ndaluar nga ASL (autoriteti lokal shëndetësor) – që po i ndalon ata të udhëtojnë jashtë rajonit të Campania për të parandaluar përhapjen e COVID-in. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori