Juventusi po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e Edon Zhegrovës, ndërsa negociatat për Nico Gonzalez me Atletico Madrid vazhdojnë në nivele të larta.

Bianconerët kanë identifikuar një mundësi për të lehtësuar transferimin e yllit kosovarit: shitjen e Nicolò Savonas te Nottingham Forest. Ky lëvizje mund të krijojë një efekt domino që do të lejojë afrimin e Zhegrovës, i cili është një nga prioritetet kryesore të klubit në këtë afat kalimtar.


Klubi anglez ka bërë një ofertë fillestare prej 12 milionë eurosh për Savonën, por Juventusi nuk ka ndërmend ta lëshojë mbrojtësin pa marrë të paktën 17-18 milionë euro.

Shuma e kërkuar pritet të jetë çelësi për të zhbllokuar marrëveshjen dhe për të lejuar afrimin e Zhegrovës nga Lille, ku kartoni i tij kërkon një shumë rreth 20 milionë euro.

Strategjia e Bianconerëve duket e qartë: shitja e Savonës mund të krijojë hapësirë buxhetore dhe të lehtësojë transferimin e Zhegrovës, duke e bërë atë një prioritet të menjëhershëm për klubin italian.

Marseille mbetet shumë e interesuar për anësorin kosovar, duke e vendosur atë në krye të listës së tyre të dëshirave, gjë që mund ta bëjë transferimin më të komplikuar për Juventusin nëse nuk veprohet shpejt.

Me afatin kalimtar që po afron drejt fundit, çdo lëvizje në Continassa mund të ketë ndikim vendimtar.

Juventus dëshiron të sigurojë të paktën dy përforcime të mëdha këtë verë: Randal Kolo Muani dhe Edon Zhegrova. Ndërsa negociatat për francezin vazhdojnë pa ndërprerje, afrimi i kosovarit mbetet i lidhur drejtpërdrejt me suksesin e një shitjeje të mundshme të Savonës, apo Nico Gonzalesit. /Telegrafi/ 

 

telegrafi sport app