Noah Okafor mund të largohet nga RB Salzburg qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi zviceran është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe ka zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane.


22-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në 14 ndeshje të zhvilluara këtë sezon.

Okafor 2

Gjiganti italian Juventus është skuadra e fundit që është duke u interesuar për transferimin e zviceranit.

Zonja e Vjetër është duke kërkuar një sulmues për t'i bërë konkurrencë Dusan Vlahovic dhe Okafor është profili që po kërkohet nga torinezët.

Okafor 1

Salzburg kishte shpenzuar 11 milionë euro për transferimin e Okafor dy vite më parë, teksa tani synon të fitoj mbi 30 milionë euro nga largimi i tij.

Në garë për sulmuesin është edhe Milan si dhe disa skuadra angleze si Newcastle United, Arsenal e Leeds United. /Telegrafi/

telegrafi sport app