LAJMI I FUNDIT:

Juventusi eliminohet nga Kupa e Italisë, nënshtrohet nga Atalanta

Juventusi eliminohet nga Kupa e Italisë, nënshtrohet nga Atalanta
BERGAMO, ITALY - JANUARY 30: Cristiano Ronaldo of Juventus is challenged by Marten De Roon (R) and Berat Djimsiti of Atalanta BC during the Coppa Italia match between Atalanta BC and Juventus at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on January 30, 2019 in Bergamo, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Juventusi ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Atalanta me rezultat 3-0 për t’u eliminuar nga Kupa e Italisë.

Në Stadio Atleti Azzuri d’Italia që priti një super ndeshje ku u mendua se vendasit falë tifozëve do të kenë gjasa për kualifikim. Startuan dy shqiptarët, Berat Gjimshiti i cili ishte i pathyeshëm dhe Etrit Berisha mbajti portën të pa prekur.


Ata jo vetëm që krijuan gjasa për kualifikim, por shfaqën paraqitje mbreslënëse.

Castagne në minutën e 37-të shokoi mysafirët kur shënoi për 1-0.

Vetëm dy minuta më vonë sulmuesi në top formë ju përgjigj një topi të Pasalic për të realizuar për 2-0, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Pjesa e dytë u hap me dominim të Juventusit që krijoi një mori ratesh, por nuk gjeti golin.

Teksa përpjekja e Juventusit për t’u kthyer në lojë ishte e fuqishme, aty erdhi edhe goli i nokautit.

Duvan Zapata në minutën e 86-të u gjend mirë në zonë pas një kundërsulmi për të shënuar për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Atalanta kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke eliminuar Juventusin dhe duke shuar shpresat Bianconere për një tripletë këtë edicion, kur dihet se Liga e Kampionëve është synim kyç dhe Scudetto pothuajse është e siguruar. /Telegrafi/