LAJMI I FUNDIT:

Juventus përmirëson ofertën e Koopmeiners – afron afërsisht 60 milionë euro sa kërkohen nga Atalanta

Juventus përmirëson ofertën e Koopmeiners – afron afërsisht 60 milionë euro sa kërkohen nga Atalanta

Juventusi e ka përmirësuar ofertën e tyre për Teun Koopmeiners në 59 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset, shkruan Fabrizio Romano, ofertë që mund të jetë e mjaftueshme që Atalanta ta pranojë.  

Mesfushori nuk udhëtoi me ekipin për përballjen e mbrëmshme në Superkupën e Evropës me Real Madridin në Varshavë, sepse po përpiqet të kalojë në Torino. 

Juventusit iu refuzua oferta fillestar prej 50 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, pasi nuk ishte mjaftueshëm edhe pse ishte afër çmimit të kërkuar prej 60 milionë euro. 


Sidoqoftë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano sugjeron se një ofertë e përmirësuar prej 52 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse do t’i sjellë ata më afër se kurrë marrëveshjes. 

Reprezentuesi holandez tashmë ka rënë dakord për kushtet personale, madje që në mars, kështu që kjo nuk do të jetë një çështje tjetër që italianët duhet ta zgjidhin. 

Tani duhet dy klubet të shtrëngojnë duart për shumën e transferimit. 

Juventusi po e çmend Atalantan këtë afat kalimtar - pas Koopmeiners, tani probleme shkakton edhe situata e Gonzales
Lexo po ashtu Juventusi po e çmend Atalantan këtë afat kalimtar - pas Koopmeiners, tani probleme shkakton edhe situata e Gonzales

Në të njëjtën kohë, Atalanta po përpiqet të bëjë që Celtic të ulë kërkesat e tyre për Matt O’Riley, i cili shihet si zëvendësuesi ideal për Koopmeiners. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori