LAJMI I FUNDIT:

Juve bindës dhe me spektakël mposht Leverkusenin

Juve bindës dhe me spektakël mposht Leverkusenin
(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka regjistruar fitore bindëse ndaj Bayer Leverkusenit (3-0) në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër e nisi lojën e sigurt që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa arriti ta zhbllokonte rezultatin që në minutën e 17-të. Gonzalo Higuain reagoi më së miri para mbrojtësve kundërshtarë duke e marrë topin dhe goditi nga jashtë zonës, ndërsa topi përfundoi në rrjetë.

Sulmuesi argjentinas e pati një tjetër rast të mirë në vazhdim të sfidës, mirëpo dështoi ta dyfishonte epërsinë, ashtu që me avantazh minimal për vendasit skuadrat shkuan në pushim.

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Në gjysmën e dytë, Cristiano Ronaldo doli i vetëm para portierit, mirëpo goditja e tij u ndal pas intervenimit të portierit mysafir, Lukas Hradecky.

Por, nuk zgjati shumë dhe vendasit e dyfishuan epërsinë. Higuan dërgoi një asistim të mrekullueshëm në zonë, ku e priti Federico Bernardeschi dhe e dërgoi në rrjetë (62′).

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

CR7 pati një tjetër rast shumë të mirë, por dyshoi në pozitë jashtë lojë dhe goditja e tij u ndal nga Hradecky. Sidoqoftë në këtë mbrëmje nuk mund të mungonte goli i tij.

Superylli portugez pranoi një asistim shumë të mirë nga Paulo Dybala dhe e futi topin nën këmbët e portierit Lukas Hradecky (88′), për ta mbyllur në këtë mënyrë spektaklin e Bianconerëve.

Cristiano Ronaldo (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Pas dy xhirove të para, Juventusi dhe Atletico Madridi (që fitoi ndaj Lokomotiv Moskës) ndajnë vendin e parë në Grupin D me nga katër pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori