Liverpooli është duke vazhduar me stërvitje nga shtëpia, ku rëndësi të veçantë ka ruajtja e përgatitjes fizike.

Në një video lidhje ku janë të pranishëm të gjithë, nga trajneri tek lojtarët, Liverpooli ka vazhduar me stërvitje fituesi.

Por para se të fillonte stërvitja, lojtarët dhe trajneri përshëndeteshin me njërit – tjetrin, ku nuk mungonin as shakatë.

Stërvitja e Liverpoolit nga shtëpia

Po ashtu nu mungoi as urimi i ditëlindjes për Harvey Elliott.

Jurgen Klopp u kërkonte të gjithëve në gjuhën e tyre t’ia uronin ditëlindjen talentit anglez, ndërsa Shaqirit i kërkoi që ta urojë në gjuhën shqipe.

Ylli shqiptar nuk përtoi dhe këndoi: “Shumë urime për ty”, për shokun e tij Elliott.

Shihet që te Liverpooli është një atmosferë e mirë në ekip, ku janë në pritje të datave për rifillimin e kampionatit, pasi janë lider dhe pothuajse kampion. /Telegrafi/