LAJMI I FUNDIT:

Juncker: Maqedonia ndodhet në rrugën e duhur për Bashkimin Evropian (Video)

Juncker: Maqedonia ndodhet në rrugën e duhur për Bashkimin Evropian (Video)

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claud-Juncker, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku edhe realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev.

Pas takimit ata kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media ku folën për rrjedhën e takimit dhe temat për të cilat është biseduar, njofton Telegrafi Maqedoni.


Kryetari i KE-së, tha se akoma nuk ka datë për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë, por shtoi se shteti ndodhet në rrugë të duhur.

“Jam i lumtur që ndodhem në Shkup, që ka kohë të gjatë që nuk kam qenë këtu. Ajo që ndodh në Ballkan, gjegjësisht në këtë vend. Vendi juaj e kupton se Evropa nuk është vetëm bashkësi ekonomike, por bashkësi edhe e vlerave demokratike. Ju keni realizuar reforma që e kanë habitur edhe botë, arritët që me Bullgarinë të nënshkruani marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe inkurajoj Zaevin i cili e rriti reputacionin e këtij vendi. Sa i përket emrit të shteti, nuk dua të them asgjë, pasi kjo ju mbetet juve ta zgjidhni këtë me miqtë tuaj grek. Nuk kemi ardhur këtu t’u japim datë për bisedime, por kemi ardhur t’u themi se jeni në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdoni. Mbeten akoma hapa për të bërë drejt reformave”, tha Juncker.

Ndërsa kryeministri Zaev u shpreh i kënaqur që Juncker zgjodhi Maqedoninë si të parën për ta vizituar në turin e tij ballkanik.

“Kam nderin që të falënderoj Junckerin, që e zgjodhi Maqedoninë si të parën për ta vizituar në rajon, ku na njoftoi për strategjinë e zgjerimit të BE-së në Ballkan. Me këtë strategji, BE e vërtetoi të ardhmen evropiane të Maqedonisë. Nga ana jonë edhe një herë e përsërisim vullnetin për reforma dhe anëtarësim në organizatat evropine. Sa më shpejtë i zbatojmë reformat, aq më shpejtë do të shkojmë drejt Evropës”, tha kryeministri Zaev.
/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori