0Shares

Kryetari i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker ka deklaruar mbrëmë në Strasburg se nuk ka datë të saktë për vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Ai thotë se gjatë vizitës në rajon, para dy javësh, është përballur me dëshirën për BE, dhe se kjo i ka sjellur besim të ri se rajoni është i vendosur për ndryshime fundamentale.

Juncker konsideron se rajoni duhet patjetër të jetë pjesë e BE-së, por shton se Ballkani Perëndimor ka shumë punë, para se të anëtarësohet në BE.

Zyrtari i lartë i KE-së thotë se duhet të zgjidhen shumë çështje dypalëshe, të arrihet bashkim më i madh, të respektohen reforma në sundimin e ligjit, duke përfunduar se me Ballkanin Perëndimor, BE-ja ka një të ardhme të përbashkët./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)