LAJMI I FUNDIT:

Jumbo – kompania e shitjeve me pakicë vjen në Kosovë

Jumbo – kompania e shitjeve me pakicë vjen në Kosovë

Më 28 nëntor, Jumbo – kompania e shitjes me pakicë për lodra të fëmijëve, artikuj bebesh,artikuj zyresh, produkte sezonale dhe sende për shtëpi , hap dyqan e saj të parë në Kosovë. Dyqani është e vendosur në zonën Industriale Prishtinë- Fushë Kosovës. Tani konsumatorët e Kosovës mund të hyjnë në botën e mrekullueshme të Jumbos, me shumëllojshmëri të gjerë për lodra dhe aksesorë të ndryshëm shtëpiak, që do të kënaqë nevojat e të gjithëve.

“Ne vendosëm për të sjellë këtë markë ndërkombëtare në Kosovë në mënyrë që të përmirësojmë jetën e fëmijëve dhe mundësuar atyre që të kenë më shumë hare, argëtim dhe përditshmeri me shumëllojshmëri të gjerë lodrash për çdo moshë. Ne gjithashtu donim të vënim në dispozicion një gamë të gjerë të artikujve shtëpiak dhe prodhime sezonale për klientët tanë në Kosovë, dhe të gjitha këto për çmime shumë të pranueshme. “- thotë Toljan PAPAJORGJI , CEO i Jumbo në Shqipëri.

Jumbo është një kompani ndërkombëtare e themeluar në 1986 vetëm si një  dyqan lodrash dhe lojërash me telekomande. Në 1998, Jumbo filloi operacionet e saj ndërkombëtare dhe tani Jumbo ka 53 dyqane në Greqi dhe kjo është kjo e bën shitësin më të madh të vendit për lodra. Jumbo gjithashtu operon me 18 dyqane ndërkombëtare.