LAJMI I FUNDIT:

Jugosllavizim të Kosovës? Ne, hvala!*

Jugosllavizim të Kosovës? Ne, hvala!*

Për hir të ruajtjes së shtetit të Kosovës, për hir të respektimit të ligjit dhe kushtetutës së Kosovës, si dhe për hir të nderimit të luftës së drejtë të UÇK-së për liri dhe për pavarësi nga Serbia, opozita, sipas mendimit tim, do të duhej ta miratonte nënshkrimin e zbehtë për MSA-në.

Pse mendoj kështu?


Ky miratim nga opozita e Kosovës do të bëhej:

A. Për të ndaluar copëtimin e Kosovës,

B. Për të pamundësuar lindjen dinake të shtetit serb në Kosovë,

C. Për të dëshmuar para popullit se janë për të mirën kolektive dhe jo për interesa personale dhe karrieriste.

Si dhe,

D. për "t’u treguar" disa "ambasadave-njëpartiake" se kjo opozitë vepron në frymën demokratike euro-amerikane.

Ky hap politik e historik, përsëri do të dëshmon se shqiptarët, politika shqiptare, publikja si dhe diplomacia shqiptare, si pikësynim e si strategji kombëtare afatgjate kanë shtëpinë e vet, shtëpinë që "ju vodh e ju konfisikua" për më se 600 vjet nga politikat, diplomacia dhe interesat e kohës…

Me miratimin e nënshkrimit për MSA-në opozita demokratike do të argumenton se:

1. Di të zhbllokojë veprimet shtetshkatëruese.

2. Ka kapacitet intelektual e politik t’i mbrojë interesat ekonomike të Kosovës.

3. Është këmbëngulëse që t’i demaskojë e t’i çmontojë politikat e qeverisë së Isa Mustafës, politika që janë të ndikuara nga Josip Broz Tito dhe nga ideja e "jugosllavizimit të Kosovës" .

Dhe, pikërisht për të ndaluar "jugosllavizimin e Kosovës", pra për ta ndaluar para-shtetin serb. “Zajednicën”, dhe për të izoluar ndikimin politiko-ekonomik neosllav (rusoserbe), opozita do të duhej ta miratonte në parlament këtë marrëveshje, hëpërhë të papërshtatshme politike, por me interesa të përjetshme gjeostrategjike.

(*Jo, faleminderit!)