LAJMI I FUNDIT:

Ju vozisni, bateritë karikohen vetë – ja çfarë parashihet me idenë që do t’i bënte makinat elektrike shumë më të pranueshme

Ju vozisni, bateritë karikohen vetë – ja çfarë parashihet me idenë që do t’i bënte makinat elektrike shumë më të pranueshme

Një ekip kërkimor i udhëhequr nga profesori i asociuar i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike Khurram Afridi në Universitetin Cornell ka punuar një sistem të ri të karikimit pa tel për automjetet elektrike (EV) në mënyrë që ato të karikohen ndërsa janë në lëvizje në një autostradë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një gjë e tillë ka një frymëzim nga koha e Afridit të kaluar në NASA, sipas Cornell Chronicle.


“Autostradat do të kishin një korsi të veçantë për karikim”, ka thënë Afridi.

Ndërsa ka pasur ide rreth karikimit pa tel të veturave elektrike më parë, shumica “kanë mbetur vetëm në rafte”.

Qasja e Afridit, nga ana tjetër, thuhet se merr shkas nga sistemi i NASA-s për dërgimin e të dhënave përmes “hapësirës së thellë”.

Kjo mund të revolucionarizojë infrastrukturën e karikimit të veturave elektrike duke lejuar ato dhe automjetet autonome të karikohen gjatë lëvizjes.

Siç vlerësohet, ndër tjerash, teknologjia do të kursente edhe kohën për shoferët.

“… Nëse çdo automjet në vend do të ishte elektrik, do t’ju duheshin shumë pika dalëse për t’i lidhur ato. Ne nuk kemi atë lloj energjie të disponueshme në shtëpitë tona që të jemi në gjendje t’i karikojmë ato shumë shpejt”.

Rrënjët e projektit të Afridit e gjejnë rrugën e tyre tek Nikola Tesla i cili mahniti botën në vitet 1890 duke ndriçuar llambat fluoreshente pa priza duke përdorur fusha elektrike të alternuara.

Shkencëtarët francezë u përpoqën të ndiqnin gjurmët e Tesla-s duke u përpjekur të transferonin energjinë duke përdorur fusha magnetike alternative në vend të fushave elektrike për të furnizuar tramvajet – qasje që megjithatë u vlerësua si jopraktike. /Telegrafi/