LAJMI I FUNDIT:

Ju e meritoni të jeni me dikë që jua din vlerën

Ju e meritoni të jeni me dikë që jua din vlerën

Ju e meritoni të jeni me dikë që jua din vlerën. Dikë që ju vlerëson për çdo gjë.

Ju e meritoni të jeni me dikë që jua tregon domethënien e vërtetë të dashurisë. Dikë që ju tregon se dashuria nuk duhet të jetë e vështirë dhe e dhimbshme. Dikë që ju tregon se si ju bën të ndiheni dashuria e thellë dhe e vërtetë, transmeton Telegrafi.


Ju e meritoni dikë që jua rrëzon muret të cilat i keni ndërtuar përreth zemrës që ta mbroni. Për shkak se gjithmonë ua keni dhënë zemrën meshkujve të cilët nuk kanë ditur ta vlerësojnë dhe ta ruajnë.

Ju ua keni jep shpirtin meshkujve për të cilët keni qenë e gatshme të luftoni me çdo pjesë të vetes suaj. Por, atyre nuk ua ka ndjerë për këtë. Atyre nuk ua ka ndjerë për ju.

Andaj ju e meritoni dikë që frikën më të madhe e ka t’ju humbas juve. Dikë që ecë përmes zjarrit dhe lufton demonë vetëm për t’ju bërë të lumtur dhe të mbrojtur.

Ju e meritoni të jeni me dikë që nuk frikësohet të dashuroj dhe të jetë i dashuruar. Dikë që nuk ndihet i turpëruar t’i shpreh ndjenjat.

Ju e meritoni të dashuroheni nga dikush që sigurohet ta dini sa e veçantë jeni për të.

Ju e meritoni dikë që sytë ju mbushen me lumtur kur ai është afër. Dikë që ju mbështet në ditët e këqija dhe ju dashuron në ditët e mira.

E meritoni dikë që është i sinqertë dhe me besnik me ju. Dikë që do të jetë edhe shoku i ngushtë edhe një dashnor i mahnitshëm. Dikë që jua respekton mendimet, idetë dhe vendimet, por që gjithmonë ju tregon nëse keni bërë diçka gabim. /Telegrafi/