LAJMI I FUNDIT:

Joveski zotohet se do ta kthej besimin e humbur te Kryeprokuroria

Pas votimit me 61 vota ”për”, dhe një të përmbajtur, kryeprokurori i ri i Maqedonisë, Ljubomir Joveski ka deklaruar se do t’a kthej besimin në Prokurorinë e Përgjithshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Kjo për mua është nder i madhdhe përgjegjësi. Jam para një sfide të madhe që ta kthej besimin e humbur. Do të distancohem nga pushteti ekzekutiv dhe qendrat tjera të ndikimit. Garantoj pavarësi në punën e prokurorëve dhe ndjekje të krimit në bazë të fakteve dhe dëshmive. Gjatë periudhës së kryerjes së funksionit do ta respektoj Kushtetutën”, tha Joveski.


Kryeprokurori i ri ka kërkuar dhjetë ditë për të sheh se cilat janë prioritetet e prokurorisë./Telegrafi/