LAJMI I FUNDIT:

Joveski: Është vështirë të zbulohet krijuesi i bisedave të përgjuara

Joveski: Është vështirë të zbulohet krijuesi i bisedave të përgjuara

Prokuroria deri në fuqizimin e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike (30 qershor 2020) do të punojë sipas Ligjit ekzistues dhe nuk ka kurrfarë kufizimesh në pjesën e shfrytëzimit të bisedave të reja të përgjuara, nëse kuptohet ka të tilla, as në pjesën e dëshmive të tjera të cilat janë të domosdoshme për udhëheqjen e procedurave, thotë në intervistë për AIM, kryeprokurori shtetëror, Lubomir Joveski.

Sipas tij, me bisedat e përgjuara në mënyrë ilegale shkelet privatësia dhe siguria ligjore e qytetarëve.

Mu edhe për këtë është paraparë vepër penale, pasi ai që ka biseda të tilla bën vepër penale. Por kuptohet në disa raste të caktuara është e vështirë të vihet deri tek krijuesi i këtyre bisedave të përgjuara. Prokuroria më shumë herë
ndërmori masa në raste konkrete të analizohet, të sigurohen dëshmi se kush i përbënte këto biseda, por për fat të keq sërish them se është me të vërtetë e vështirë të zbulohen autorët e këtyre veprave penale”, thotë Joveski.

Në pyetjen se kur pret që të zgjidhet lënda “Reket”, prokurori Joveski thotë se nuk mund ta parashikojë saktë se kur do të përfundojë kjo lëndë, duke e pasur parasysh atë se udhëheqja e seancave në Gjykatë është në kompetencë të
kryetarit të Këshillit gjykues i cili vepron për këtë lëndë.

“Siç dihet për opinionin rasti “Reket” tashmë është në procedurë gjyqësore. Sa jam informuar këtyre ditëve tashmë po qaset drejt zbatimit të dëshmive të propozuara nga mbrojtja dhe unë nuk mund ta parashoh saktë se kur do të
përfundojë kjo lëndë, duke e pasur parasysh atë se udhëheqja e seancave në Gjykatë është në kompetencë të kryetarit të Këshillit gjykues i cili vepron për këtë lëndë”, thekson Joveski,

Prokurori publik shtetëror nuk deshi t’i komentojë protestën e paracakohshme për drejtësi të pushtetit dhe opozitës.

“Nuk është mirë unë t’i komentoj veprimet politike të partive të pushtetit apo opozitës. Por në këtë pjesë që më pyesni nëse ne këtë e vlerësojmë si presion politik, mendoj se jo. Dhe mbase të gjitha këto gjendje neve na bëjnë më të fuqishëm në ndërtimin e një prokurorie efikase dhe joselektive të jemi në linjë për qeverisjen e së drejtës dhe përndjekjen penale joselektive”, thekson Joveski.

Në intervistën të cilën AIM nesër tërësisht do ta publikojë, së bashku me videon, prokurori publik shtetëror flet edhe për implementimin e Ligjit të ri për prokurorinë publike, për mungesë të kuadrit të prokurorisë Publike./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori