LAJMI I FUNDIT:

Joshua Kimmich zbulon të ardhmen e David Alabas: Nuk është keq të shkosh te Real Madridi pas Bayern Munich

Joshua Kimmich zbulon të ardhmen e David Alabas: Nuk është keq të shkosh te Real Madridi pas Bayern Munich

Joshua Kimmich mendon se David Alaba ka bërë lëvizjen e duhur në karrierë, pasi sipas tij do të kalojë te Real Madridi.

Shumë media kishin raportuar që në janar se austriaku do të bashkohej me Real Madridin, sapo kontrata e tij me Bayern Munich do të përfundojë në qershor.

Tani ku ka mbetur vetëm konfirmimi zyrtar i nevojshëm për transferim, Kimmich është i kënaqur që shoku i tij i skuadrës është transferuar në një tjetër nga klubet më të mëdha të Evropës.


“Ai i ka fituar të gjitha këtu. Unë do të thoja që Real Madrid është, pa asnjë dyshim, një klub i respektuar”.

“Nuk ka shumë vende ku mund të shkosh pas Bayern Munchen , por Real Madrid nuk është aspak i keq”, ka thënë Kimmich.

Alaba ka rënë dakord për një kontratë katër-vjeçare në Real Madridin, e cila vlen 11 milionë euro në sezon.

Dy mbrojtësit qendrorë të Real Madridit, Raphael Varane dhe Sergio Ramos, mund të largohen në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Boks
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Kalo në kategori