LAJMI I FUNDIT:

Joseph: Vrasja e Ivanoviqit mund ta tensionojë gjendjen në Kosovë (Video)

Joseph: Vrasja e Ivanoviqit mund ta tensionojë gjendjen në Kosovë (Video)

Eksperti i çështjeve të Ballkanit në Uashington, Edward Joseph, i cili e ka njohur personalisht Oliver Ivanoviqin, tha se vrasja e politikanit serb të Kosovës mund të sjellë një tensionim të përgjithshëm të situatës në Kosovë, edhe pse rrethanat janë ende të paqarta.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Joseph tha se vrasjet me karakter etnik kanë prirje të sjellin pasoja politike serioze dhe të shkaktojnë trazira në këtë pjesë të Kosovës.


“Incidentet e këtij lloji mund të rrisin tensionet ndëretnike në këtë zonë, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet 2004 dhe 2012, kur vrasja ose plagosja e një personi nga një grup tjetër etnik shkaktoi trazira politike”, tha ai.

Ai tha se pasojat do të varen edhe nga përkatësia etnike e autorëve të vrasjes.

“Nëse autori i vrasjes është shqiptar, kjo mund të atëherë kjo mund të nxisë reagime të mëdha nga serbët dhe mund të shkaktojë trazira në veri të Mitrovicës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tashmë ka thënë se sulmi ndaj Oliver Ivanoviqit është një sulm ndaj gjithë Serbisë dhe delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel u largua nga bisedimet. Pra, nëse hetimet dalin në përfundimin se vrasja është bërë nga shqiptarët, kjo do të zëmëronte serbët dhe do të shkaktonte tensione ndëretnike”, tha eksperti amerikan.

Joseph shtoi se nëse hetimet dalin në përfundim se vrasja nuk është bërë nga shqiptarët por ishte thjeshtë një luftë mes serbëve, atëherë nuk duhet të nxisë tensione ndëretnike.

“Prandaj, është mirë që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dënuar vrasjen dhe është zotuar se autorët e saj do të gjenden”, tha eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Edward Joseph. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori