LAJMI I FUNDIT:

Jordania paralajmëron për “masakër” nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Jordania paralajmëron për “masakër” nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Jordania ka paralajmëruar për një “masakër” nga trupat izraelite nëse komuniteti ndërkombëtar dështon ta parandalojë një ofensivë në Rafah të Gazës.

“Një tjetër masakër do bëhet. Izraeli po i paralajmëron palestinezët të largohen nga Rafahu”, tha Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi.

“Të gjithë duhet të veprojnë tani për ta parandaluar atë”, shtoi Safadi.


Sipas ministrit, dështimi për ta ndalur ofensivën e planifikuar do të linte një “njollë të pashlyeshme” në komunitetin ndërkombëtar, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Shumë masakra janë lejuar deri më tash. Mjaft më”, tha jordanezi.

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?
Lexo po ashtu Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Ndryshe, ushtria izraelite i ka paralajmëruar banorët e Rafahut lindor që të drejtohen nga qyteti al-Mawasi në bregun e Mesdheut.

Nga urdhri thuhet të jenë prekur rreth 100 mijë palestinezë.

Izraeli pretendon se operacioni ushtarak në Rafah do të shkatërronte batalionet e mbetura të grupit militant palestinez Hamas.

Por, izraelitët po përballen me kritika ndërkombëtare për planin e tij për sulm, veçanërisht për shkak të numrit të madh të njerëzve që strehohen atje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Evropa
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Evropa
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Azia
Kalo në kategori