LAJMI I FUNDIT:

Jonah Hill tregon sekretet për humbje të shpejt të peshës (Foto)

Jonah Hill tregon sekretet për humbje të shpejt të peshës (Foto)

Fansat me shumë kureshtje duan t’i dinë sekretet prapa humbjes së sasisë së madhe të peshës të Jonah Hillit – ndryshim i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut tash e sa vite.

Raportohet se ai ka humbur më shumë se 20 kilogramë pasi kishte shtuar peshë për rolin e tij në filmin “War Dogs”, ku luante krah Miles Teller dhe Bradley Cooper, transmeton Telegrafi.

Shumë fansa thonë se janë inspiruar nga motivimi i tij, e gjithashtu fotografitë e reja të yllit kinematografik tregojnë se është më i shëndetshëm se disa vite më herët.


Kur ai është pyetur se si kishte menaxhuar ta humb tërë atë peshë, ai kishte thënë se kryesisht ndryshimi në dietë kishte ndikuar më së shumti.

Do të dëshiroja të ishte diçka e çmendur që e kam bërë për të humbur peshë, si një hap apo diçka e tillë, por faktikisht unë vetëm jam konsultuar me një nutricionist dhe e kam ndryshuar mënyrën se si ushqehem”, kishte treguar Jonah Hill për ABC News në vitin 2011.

Ai gjithashtu kishte shtuar se kishte humbur më shumë peshë kur kishte hequr dorë nga alkooli – veçanërisht nga birra.

“Është paksa bezdisëse sepse kur nuk pijë birrë, unë bëhem shumë shumë i hollë. Por kur pijë birrë, unë trashem shumë”, kishte shtuar ai.

Së fundmi, në një intervistë të vitit 2016 me Jimmy Fallon, ai kishte shpjeguar se si kishte shtuar peshë për rolin e tij në “War Dogs” dhe pastaj kishte kërkuar këshilla nga shoku i tij Channing Tatum për tu rikthyer sërish në formë.

“E kisha telefonuar Channing Tatum dhe e kisha pyetur: Hej, nëse ha më pak dhe stërvitem me një trajner, a do të fitojë trup më të mirë”?

Dhe ai i ishte përgjigjur: “Po mor budalla, normalisht që po, është gjëja më e thjesht në tërë botën”. /Telegrafi/