LAJMI I FUNDIT:

Jon Bon Jovi ka hapur restorant të ri për njerëzit që nuk kanë para

Jon Bon Jovi ka hapur restorant të ri për njerëzit që nuk kanë para

Këngëtari dhe aktori i njohur është një aktivist politik dhe një humanist i shkëlqyeshëm.

John Bon Jovi kohët e fundit hapi dy restorante ku njerëzit e pastrehë mund të ushqehen falas.


“Soul Kitchen” është emri i një organizate jofitimprurëse të themeluar nga Bon Jovi. Nuk ka lista çmimesh dhe pagesa e faturave është opsionale. Ata që janë në gjendje mund të lënë 20 dollarë, ndërsa ata që nuk kanë mjete, mund të hanë falas. Sipas të dhënave, 51 për qind e vaktit dhurohet dhe 49 për qindshi i mbetur do të mbulohet nga punë vullnetare.

Motoja e restorantit është “Të gjithë janë të mirëpritur në tryezën tonë!” Restoranti i parë në llojin e tij u hap në tetor të viti 2011 në New Jersey, ku lindi Bon Jovi. Restoranti i dytë u hap në vitin 2016, në zonën e shkatërruar nga uragani Sendi.

“Misioni ynë ka qenë gjithmonë të ndikojë në ndryshimin pozitiv dhe të adresojë urinë dhe pastrehësinë”, shpjegoi këngëtari.

“Nuk ka çmime në menynë tonë. Kështu që, nëse keni mundësi, do të merrni pjesë në punën tonë: ju mund të pastroni tryezat, të bëni enët ose të punoni në kopshtet tona”, shtoi Bon Jovi.

Gjithmonë ka tri pjata kryesore në meny, të frymëzuara nga kuzhina amerikane dhe menyja ndryshon çdo 10 ditë. Pjata e parë përbëhet nga supë ose sallatë kurse kryesore është bërë me mish të bardhë ose të kuq, por edhe peshk dhe ushqimet vegjetariane janë gjithashtu në dispozicion. Dhe në fund është ëmbëlsira, e cila është e ndryshme nga stina. Ushqimi përgatitet nga përbërës organikë të rritur në kopshtin e restorantit, i cili është në pronësi të një OJQ-je. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori