LAJMI I FUNDIT:

Jolevski: Gjendja e sigurisë në Maqedoni është stabile

Jolevski: Gjendja e sigurisë në Maqedoni është stabile

Gjendja e sigurisë në vend është stabile, vlerësoi sot ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski gjatë vizitës në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Gjendja e sigurisë në Republikën e Maqedonisë është në nivel të lartë dhe është stabile. Ne si Armatë dhe institucionet e tjera jemi duke e ndjekur me kujdes gjendjen e sigurisë dhe jemi të gatshëm që në mënyrë përkatëse të reagojmë”, thotë Jolevski.

Ministri Jolevski paralajmëroi se në 10 vitet e ardhshme Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të investojë në modernizimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë, në të cilën periudhë do të furnizohen edhe pajisje të reja, ndërsa plotësohen edhe njësitet e Armatës së Maqedonisë, njofton AIM.

Ministri i Mbrojtjes Jolevski sot i vizitoi pjesëtarët e Batalionit të parë të mekanizuar këmbësorik dhe bëri ekspertizë në gatishmërinë tekniko – materiale të njësitit në Shtip. /Telegrafi/