LAJMI I FUNDIT:

Johnson paralajmëron se britanikët duhet të punojnë nga shtëpia

Johnson paralajmëron se britanikët duhet të punojnë nga shtëpia
Kryeministri britanik Boris Johnson në një konferencë për shtyp | Foto: Eddie Mulholland - WPA Pool/Getty Images/Guliver

Kryeministri Boris Johnson pritet ta braktisë idenë që britaniket duhet të punojnë nga zyrat.

Ai këmbëngul që punëtorët “nëse është e mundur” duhet të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia, si pjesë e masave gjithëpërfshirëse për të kontrolluar virusin COVID-19.


Sipas paralajmërimit, Johnson merr vendim që t’i mbyll kafenetë, restorantet dhe baret pas orës 22:00.

“Nëse është e mundur që njerëzit të punojnë nga shtëpia, atëherë ne do t’i inkurajonim ata të bëjnë kështu”, tha shefi i kabinetit Michael Gove, përcjell Telegrafi.

Gove tha se ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia duhet të vazhdojnë punën nga zyra, duke respektuar masat e sigurisë për virusin COVID-19.

Aktualisht numri i të infektuarve nga COVID-19 në Britani të Madhe ka arritur në rreth 400 mijë, prej të cilëve rreth 42 mijë kanë vdekur. /Telegrafi/