LAJMI I FUNDIT:

Johnson, liderëve në Kosovë dhe Serbi: Duhet sqaruar njerëzve që një marrëveshje është në interes të tyre

Johnson, liderëve në Kosovë dhe Serbi: Duhet sqaruar njerëzve që një marrëveshje është në interes të tyre

Senatori amerikan, i cili vizitoi Prishtinën dhe Beogradin javën e kaluar, tha se bllokimi i dialogut duhej të kapërcehet.

Ne duhet t’u sqarojmë qytetarëve në Kosovë dhe Serbi se një marrëveshje, e cila mund të mos u pëlqejë atyre, është në interesin e tyre më të mirë, tha senatori amerikan Ron Johnson, shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi.


Johnson i tha shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se i takon udhëheqësve në Beograd dhe Prishtinë të vendosin nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje, raporton Tanjug, përcjell Telegrafi.

“Ajo që mund të them është se kjo është vizita ime e katërt në rajon, që jam takuar me të dy presidentët. Presidenti Vuçiq në një konferencë të përbashkët për shtyp e tha se kjo është hera e nëntë që jemi takuar. Unë kam qenë mjaft i angazhuar në këtë çështje për vitet e kaluara”, citohet të ketë thënë senatori Johnson.

Sipas tij, si Prishtina ashtu edhe Beogradi presin “udhëheqje më të madhe amerikane” në negociata.

“Unë mendoj se do t’ua ofrojmë atyre këtë, por jo në aspektin e imponimit dhe presionit, por vetëm në mbështetje të përpjekjeve të tyre dhe në krijimin e kushteve, në të cilat ata do të jenë në gjendje të mbështeten në SHBA-në dhe BE-në, pasi të arrijnë një marrëveshje”.

Ai shtoi se është e nevojshme të theksohet për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe Serbi “se një marrëveshje është në interesin e tyre më të mirë dhe se do të përfitojë shumë, për sa i përket integrimit të mëtutjeshëm në ekonominë evropiane, liri më të madhe të udhëtimit, një ekonomi më të suksesshme, sepse pasi të arrihet një marrëveshje, do ta bëjë më të lehtë tërheqjen e investimeve të huaja”.

Johnson arriti në përfundimin se kjo është pikërisht arsyeja pse ky bllokim duhet të tejkalohet, dhe theksoi se është disi një detyrë e SHBA-së dhe një detyrë e liderëve që “qytetarëve tua tregojnë jo vetëm marrëveshjen, por edhe përfitimet e saj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori