LAJMI I FUNDIT:

Johan Tarçullovski nuk do ta ndjek fjalimin e Stoltenbergut, mbetet në arrest shtëpiak

Johan Tarçullovski nuk do ta ndjek fjalimin e Stoltenbergut, mbetet në arrest shtëpiak

Gjykata nuk do të lejojë që deputeti i OBRM-PDUKM-së, Johan Tarçullovski, i cili ndodhet në arrest shtëpiak, ta ndjek fjalimin e nesërm të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, para deputetëve në Kuvend.

“Duke vepruar në kërkesën e të akuzuarit J.T që të merr leje nga gjykatësi, për t’u larguar nga vendi ku e vuan masën e arrestit shtëpiak, që të jetë i pranishëm në Kuvend për të ndjekur fjalim, gjykatësi Nenad Saveski, e ka njoftuar të akuzuarin se nuk mund të largohet nga vendi ku e vuan masën e kujdesit”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.


Nga Gjykata më tej thonë se vendimi i tillë është sjellur në pajtim me nenin 163, paragrafi 2 nga Kodi Penal./Telegrafi/