LAJMI I FUNDIT:

Joga për disponim të mirë

Joga për disponim të mirë

Gjithkush që ndonjëherë është marrë me joga e di se marrja e rregullt e vetëm një pozite mund të jetë zgjidhje e shkëlqyer kundër stresit, disponimit të keq, kilogramëve të tepërt dhe një numri të madh të problemeve shëndetësore.

Sarvangasana – Qiriu
Shtrijuni në shpinë. Duke marrë frymë ngritni këmbët nga dyshemeja dhe pastaj mbajeni shpinën me duar. Këmbët dhe shputat duhet të jenë të relaksuara, shtylla kurrizore e drejtë, ndërsa mjekra duhet të takojë gjoksin. Merrni frymë thellë. Qëndroni në këtë pozitë disa minuta dhe pastaj duke nxjerrë frymën lëshoni këmbët në dysheme.

Efekti terapeutik
Kjo ‘asana’ shpejton frymëmarrjen, pushon zemrën dhe rrit përqendrimin. Po ashtu, përmirëson qarkullimin dhe vonon plakjen. Duhet shmangur këtë ‘asana’ gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë dhe hipertensionit.


Dhanurasana – Harku
Shtrijuni në bark, përkuleni ballin dhe parakrahët në dysheme, ndërsa më pas ngriteni kokën dhe kafazin e kraharorit. Duart duhet të jenë të lakuara në bërryla në kënd të drejtës, ndërsa qafa nuk duhet të bie në supe. Ngrituni në duar dhe lakoni këmbët duke i zgjeruar gjunjët anash. Skajet e brendshme të shputave duhet të preken. Pastaj me anë të duarve kapni nyjat dhe ngriteni prapanicën nga dyshemeja. Mund t’i lëshoni në dysheme, duke u ngritur më shumë me kafazin e kraharorit ose mund të zgjateni përpara-prapa. Mund të provoni të tria variantet. Qëndroni në këtë pozitë më së shumti 60 sekonda.

Efekti terapeutik
Kjo ‘asana’ ndikon pozitivisht te problemet menstruale, forcon shpinën dhe të gjitha qendrat nervore. Stimulon simpatikusin duke dhënë efekt të euforisë së lehtë dhe çlirimit. Po ashtu, kjo ‘asana’ pengon shfaqjen e shtresave të yndyrës.

Urdhva Dhanurasana – Ura
Shtrijuni në shpinë. Shputat tërhiqen në pjesën ulëse, shuplakat vendosni nën supe. Ngadalë ngrituni nga dyshemeja. Kofshët duhet të jenë paralele, ndërsa gjunjët nuk duhet të shkojnë anash. Kur të ndjeni lodhje, kthehuni ngadalë në pozitën fillestare. Shtrini këmbët dhe relaksohuni.

Efekti terapeutik
Kjo ‘asana’ vepron dobishëm në shtyllën kurrizore, qetëson dhe relakson. Ju bën të ndiheni të rilindur.

Bhujangasana – Kobra
Shtrijuni në bark. Thembrat afroni, vendoseni ballin në dysheme, shuplakat vendosni nën supe. Ngrituni në shuplaka duke ngritur kokën nga dyshemeja, si edhe trupin. Ktheni pjesën e poshtme të barkut në dysheme, duke lakuar krahët në bërryla. Barkun tërhiqeni, ndërsa supet tërhiqni nga poshtë dhe prapa. Qëndroni në këtë pozitë rreth 60 sekonda.

Efekti terapeutik
Kjo ‘asana’ nxit vetëbesimin, normalizon punën e veshkave dhe gjëndrave mbiveshkore dhe vepron pozitivisht në traktin tretës.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Këshilla Lifestyle
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Stil
Kalo në kategori