Nëse keni punën e cila ju detyron të qëndroni ulur në karrige 8 apo më shumë orë, patjetër si rutinë të rregullt gjatë orarit të punës aplikoni ushtrimet e thjeshta të jogës të cilat do t’i bëni së paku 2 herë gjatë orarit të punës
Këto ushtrime do të relaksojnë trupin dhe shpirtin dhe do të përmirësojnë përqendrimin tuaj të humbur.
Do të mjaftojë t’i ndani 5 – 10 minuta dhe do të ndiheni më mirë, por të mos përmendim se me çfarë produktiviteti do t’i kryeni punët tuaja!
Po i ndajmë ushtrimet më të mira për lëvizje në zyrë apo në tavolinën e punës!
Njëra ndër to gjithësi është shtrirja e kurrizit me gishta të gërshetuar dhe duar të shtrira para gjoksit, pastaj të ngritura mbi kokë. Përpiquni që kurrizin gjatë ushtrimit sa më shumë ta shtyni para.
Përdredhja e torzos – Ky ushtrim do të tendosë muskujt anësorë të barkut dhe të shpinës si edhe të qafës në të njëjtën kohë do t’i çlirojë, mirëpo mund ta bëni duke qëndruar ulur në karrige. Përpiquni që shpina të jetë drejt gjatë aplikimit të ushtrimit, transmeton Telegrafi.
Drejtimi i kurrizit – Gjatë qëndrimit ulur në karrige rrallë kush merr qëndrim të drejtë me shpinën plotësisht drejt. Më së shpeshti kërrusemi, ndërsa për këtë nuk jemi të vetëdijshëm. Prandaj, herë pas here vendosni duart në pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa kurrizin lakojeni prapa. Do t’ju ndihmojë që t’i ktheni unazat në pozitë të drejtë.
Rrotullimi i supeve – Ushtrim i shkëlqyeshëm për çlirimin e muskujve të supeve dhe të qafës. Mund ta bëni duke qëndruar ulur në karrige, mirëpo ju rekomandojmë që të ngriheni në mënyrë që gjaku t’ju qarkullojë dhe ta bëni në qëndrim të çrregullt. Pushoni duart, ndërkaq supet rrotulloni prapa dhe para.
Ulja e supeve – Variacioni në ushtrimin e mëparshëm, por njësoj i dobishëm. Në vend që të rrotulloni supet, thjesht ngrini lart-poshtë.
Tendosja e duarve – Qitni njërën dorë mbi shpinë, me parallërë të lakuar, dhe me dorën tjetër shtyjeni poshtë në mënyrë që të ndieni tendosjen dhe shtendosjen e muskujve. Njësoj përsëriteni edhe me dorën tjetër.
Tendosja e dorës 2 – Dorën e shtrirë dhe të lëshuar poshtë qiteni mbi shpinë, kapeni me tjetrën dhe tërhiqeni derisa ta ndieni tendosjen e muskujve.
Lëkundja e nyjave të duarve – Nëse shumicën e kohës e kaloni duke shkruar në tastierë, është e domosdoshme që herë pas here të lëvizni edhe nyjat e duarve. Shtrijeni dorën, ktheni shuplakat lart, dhe me dorën tjetër kapni gishtat e dorës së shtrirë dhe tërhiqni poshtë me shuplakë të kthyer përpara, pastaj të njëjtën gjë bëjeni edhe me shuplakën e kthyer poshtë.
Lëvizja e kurrizit të dorës – Bashkoni shuplakat para gjoksit me parallëra të lakuara, dhe rrotulloni shuplakat lart-poshtë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAsnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Refuzojnë të ndryshojnë, këto janë shenjat më kokëforta të zodiakut
Shenjat e zodiakut që shkojnë më mirë me introvertët
Temperatura ideale për të ngrohur shtëpinë pa i rritur faturat e energjisë
Si të shpëtojmë nga çimkat e krevatit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia