LAJMI I FUNDIT:

Joga asana për ekuilibër fizik dhe emocional: pozita në një këmbë

Joga asana për ekuilibër fizik dhe emocional: pozita në një këmbë

Është ky ushtrim i shkëlqyeshëm dhe praktikohet në secilin stil të jogës. Ky variacion në një këmbë (Eka Pada Uttanasana) balancon tërë sistemin nervor.

Joga asana, është një zgjedhje e shëndoshë ku fizikja shkrihet me psikiken, ku meditimi bëhet proces i kënaqshëm dhe i domosdoshme në fillim apo fund të çdo dite, ku gjatë procesit të frymëmarrjes lirohen mendimet e panevojshme dhe toksike, transmeton Telegrafi.


download

Si bëhet:

Qëndroni vertikalisht, stabil. Merrni frymë normalisht, kalojeni peshën në këmbën e djathtë, të majtën ngrijeni ngadalë dhe shtrijeni shputën e majtë në kofshën e djathtë.

Shikoni në një pikë dhe ashtu mbani ekuilibrin. Bashkoni shuplakat në nivel të kraharorit, ndieni zemrën tuaj, hapuni dashurisë e cila rrymon nëpër trupin tuaj, përkuluni përpara dhe qëndroni në atë pozitë, pastaj provoni edhe pak më poshtë, derisa shpina të jetë në nivel dhe paralel me dyshemenë.

Ndërroni këmbën. Mund të bëni dyfish më shumë përsëritje me këmbën më të dobët dhe më jostabile.

Cilat janë dobitë e këtij ushtrimi:

Ky ushtrim balancon sistemin nervor, përmirëson përqendrimin, forcon muskujt e këmbëve dhe të shputave. Zhvillon ndjenjën e balancimit fizik dhe emocional. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori