LAJMI I FUNDIT:

Jo-zyrtare: OnePlus 3T mund të vijë me 8GB RAM!

Jo-zyrtare: OnePlus 3T mund të vijë me 8GB RAM!

Prodhuesi kinez OnePlus pritet të lansojë telefonin e tyre të ardhshëm të martën, më 15 nëntor.

Lajmet e ndryshme tashmë kanë sugjeruar se pajisja do të vijë nën emrin 3T dhe do të jetë një version i përmirësuar i OnePlus 3, që është lansuar në qershor.


Kompania ka postuar në Twitter se fundmi duke bërë të ditur se do të sjell procesorin Snapdragon 821 nga Qualcomm kështu që mund të jemi të sigurtë që do të ketë këtë ndryshim në 3T.

Prej cicërrimave të bashkëthemeluesit të OnePlus, Carl Pei, mund të presim poashtu që pajisja do të përdor ekranin AMOLED edhepse thashethemet e ndryshme kanë spekuluar se kompania po konsideronte të kalonte në ekranet LCD.

Specifikat tjera që spekulohet të jenë pjesë e OnePlus 3T janë RAM memoria prej 8GB, bateria me kapacitet prej 3,500 mAh dhe sistemi operativ OxygenOS i OnePlus, i cili është i bazuar në Android Nougat 7.0.

Megjithatë, shumica e këtyre specifikave janë të spekuluara kështu që për të qenë të sigurtë mbi risitë që do të sjell OnePlus 3T duhet të presim deri më datën 15 nëntor.