Pa dyshim që Bejta është një prej sensacioneve të vitit të kaluar.
Hiti i tij, “Lule” gjatë 2024-ës u dëgjua kudo, u bë viral në rrjete sociale e u lëshua me të madhe në të gjitha lokalet e klubet këndej e andej kufirit.
Artisti kësaj radhe për Telegrafin ka ardhur me një rrëfim ndryshe. Ka treguar për fëmijërinë e hershme të tij, jetën jo të lehtë e paragjykimet si një refugjat në Evropë e aq më shumë duke pasur parasysh prejardhjen e tij nga Prekazi.

“I lindur në vitin 1995 në Gjermani, tre vitet e para të jetës i kam kaluar në një kamp azilantësh. Nëna ime këndonte shpesh me kushërirat e saj për të përballuar dhimbjen, pasi situata jonë ishte mjaft e komplikuar për shkak të trazirave që po ndodhnin asokohe dhe origjinës së babait tim nga Prekazi”, tregon Bejta për Telegrafin.
Për Bejtën, hiti “Lule” ishte ndryshimi i madh, kapërcimi i murit nga një artist që njihej nga një grup i vogël audience, në një nga këngëtarët më të kërkuar e klikuar në rrjet.
E kur për dikë mund të ishte befasi e surprizë, për Bejtën nuk ishte krejt e tillë, sepse për këtë ai kishte punuar fort që nga fëmijëria.
“Kam pasur një parandjenjë që “Lule“ do të sillte njëfarë suksesi, përveç faktit që këtë ma kishte parashikuar edhe nëna ime”, thotë mes tjerash ai.
Artisti ka folur edhe për çështjen e muzikës në Kosovë, jetesën e tij para famës së arritur e krahasimin që atij ia bëjnë me ikonën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.
Më poshtë keni intervistën e plotë të Bejtës dhënë Telegrafit:
Telegrafi: Bejta, një emër i ri i skenës që bëri bujë në 2024? Si ka qenë për ty ky vit?
Bejta: Viti 2024 ishte një shpërblim për vite të tëra punë me djersë dhe disiplinë. Pas një kohe të gjatë mbjelljeje dhe me ndihmën e Zotit, më në fund arrita të korrë “lulen”.
Telegrafi: “Lule” – një nga projektet e juaja që solli ndryshim të madh në skenë, por edhe një kthesë tjetër për karrierën tuaj. Çfarë do të thotë për ty?
Bejta: Suksesi i këngës “Lule“ tregoi se rruga është e drejtë dhe kjo për mua si artist do të thotë të vazhdoj të punoj në muzikën time dhe të mbaj të njëjtën përpjekje.
Telegrafi: E prisje një sukses të tillë përpara se të publikonit këngën, e kishit menduar se do të bëhej një hit?
Bejta: Kam pasur një parandjenjë që “Lule“ do të sillte njëfarë suksesi, përveç faktit që këtë ma kishte parashikuar edhe nëna ime.

Telegrafi: Na trego pak më shumë rreth Bejtës, kush është? Cilat kanë qenë ato fillet e para në muzikë?
Bejta: I lindur në vitin 1995 në Gjermani, tre vitet e para të jetës i kam kaluar në një kamp azilantësh. Nëna ime këndonte shpesh me kushërirat e saj për të përballuar dhimbjen, pasi situata jonë ishte mjaft e komplikuar për shkak të trazirave që po ndodhnin asokohe dhe origjinës së babait tim nga Prekazi.
Nëna, motrat dhe vëllezërit e saj janë të gjitha të talentuar në muzikë, ndërsa babai im kishte një interes të veçantë për poezinë dhe teatrin. Që në fëmijëri të hershme, ata më mësuan të luaj në çifteli. Në moshën 6-vjeçare fillova mësimet për kitarë dhe, megjithëse me disa ndërprerje, i kam vazhduar deri më sot.
Në moshën 10-vjeçare fillova të luaj në bateri dhe piano, ndërsa në moshën 13-vjeçare krijova prodhimet e mia të para muzikore. Deri në moshën 18-vjeçare kisha mësuar të luaja në 8 instrumente dhe publikova këngët e mia të para.
Për shkak të të kaluarës sime jo shumë të pastër gjatë viteve, muzika ime në atë kohë ishte shumë negative dhe plot me zemërim. Kisha shumë probleme me ligjin dhe me situata të tjera të këqija, dhe kështu fillova të humbisja lidhjen me veten time.
Me kalimin e viteve, kur e kuptova se duhej të ndryshoja jetën time, edhe muzika ime u transformua, duke reflektuar ndryshimet pozitive në jetën time.
I lutem çdo lexuesi të ri që të punojë fort për veten dhe të besojë gjithmonë në vete. Nëse me të vërtetë dëshiron përmirësim në jetën tënde, do të gjesh rrugën e duhur, pavarësisht se sa e pashpresë mund të duket situata.

Telegrafi: A ka qenë synim për ju tregu muzikor shqiptar? Përse vendosët dhe si jeni pritur?
Bejta: Kur vendosa ta bëja muzikën time më pozitive, qëllimi im ishte ta realizoja këtë në gjuhën shqipe! Doja të pasuroja muzikën shqiptare, të cilën dikur e çmoja shumë, sepse më mungonte ndjenja e nostalgjisë dhe dëshiroja t’u jepja dashurinë time bashkatdhetarëve të mi.
E ndiej veten shumë të mirëpritur nga folklori shqiptar dhe e vlerësoj jashtë mase.
Sa i përket skenës muzikore shqiptare, nuk jam shumë i befasuar nga reagimet – ka pasur si përvoja pozitive, ashtu edhe negative. Gjithsesi, jam falënderues për çdo përvojë.
View this post on Instagram
Telegrafi: Si e sheh Bejta muzikën në Kosovë? Do doje të ishte më ndryshe dhe a mendon se vlerësohen artistët?
Bejta: Siç thashë më parë, më ka munguar pak nostalgjia e muzikës shqiptare të fëmijërisë sime. Megjithatë, e kuptoj që është e vështirë të gjesh një rezonancë me tingullin më të vjetër përballë tingullit të zakonshëm të ditëve të sotme. Për këtë arsye, nuk më habit që artistë të tjerë ndjekin një “trend” të caktuar, por unë dëshiroj të largohem nga ky drejtim.
Telegrafi: Ke një zhanër dhe stil më të veçantë, a ka qenë ndoshta dhe kjo arsyeja që ti të personifikohesh si i tillë?
Bejta: Kam gjithmonë qëllim të krijoj një stil të veçantë, i cili natyrisht mund të inspirohet nga gjëra të ndryshme. E vlerësoj se era e freskët në kombinim me stilin tim nostalgjik i bën mirë dëgjuesit.
Telegrafi: Ka pasur raportime të shumta, çfarë të lidhë me Sabri Fejzullahun? A do të doje një bashkëpunim me të?
Bejta: E vlerësoj shumë si artist që ka ndikuar në fëmijërinë time dhe i marrë si shembull njohjen dhe etikën e tij të punës. Gjithashtu, mendoj se djali i tij, ERMALI, është një kontribuues shumë pozitiv për muzikën shqiptare. Sa për një bashkëpunim me familjen Fejzullahu, koha do të tregojë.
Telegrafi: Cilat janë planet e tuaja për në 2025, çfarë presim nga Bejta?
Bejta: Mendoj shumë më larg se vetëm një vit. Viti i ardhshëm do të sjellë, si gjithmonë, shumë muzikë dhe janë planifikuar bashkëpunime. Megjithatë, imazhi im në kokë për 5 vitet e ardhshme është i formësuar dhe si do të realizohet, do ta shohim të gjithë. Unë e shmang të flas shumë për planet e mia dhe u këshilloj të gjithëve ta bëjnë po ashtu.
Telegrafi: Një mesazh që do ta përcillje për të gjithë fansat tuaj dhe lexuesit tonë?
Bejta: Të dashur mbështetësit e mi, ju dua shumë dhe ju falënderoj për gjithçka që bëni për mua!
Ju lutem, kujdesuni që në kohët e mira të falenderoni Zotin për shëndetin e familjes tuaj ose të vetes dhe ta vlerësoni atë!
Ju lutem, kujdesuni që në kohët e vështira ta shihni këtë si provën tuaj dhe t’i besoni vetes dhe qëllimeve tuaja të mira!
Besoni në veten tuaj, sepse unë besoj në ju!
Ndihmoni ku mundeni dhe jini mirënjohës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Atij i pëlqejnë burrat, kam edhe fakte”, Ylli tronditet nga letra e gruas që i dërgoi në Ferma VIP

Joz Marku vazhdon ngacmimet ndaj Gjestit, thotë se ka gati këngën e re duke publikuar fotografi nga studio

Gani Gërmia eliminohet nga gara në Ferma VIP 2

Është në muajt e fundit të shtatzënisë - aksidentohet modelja shqiptare në Zvicër

“Bëre gjë me Eglin tani që dole” – Gjesti jep përgjigjen e papritur

Krahas Gjestit, edhe Egli Tako paralajmëron këngë të re - a po vijnë në bashkëpunim?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe