LAJMI I FUNDIT:

Jeta pas pandemisë – 11 këndvështrime që analizojnë nëse bota do të ndryshojë me COVID-19

Jeta pas pandemisë – 11 këndvështrime që analizojnë nëse bota do të ndryshojë me COVID-19

Jeta në planet ka marrë një kthesë drastike që nga shpallja e pandemisë së coronavirusit.

Pjesa më e madhe e popullsisë së botës është në karantinë ose në izolim të detyrueshëm, ndërsa numri i vdekjeve, i cili tashmë tejkalon 100 mijë vazhdon të rritet, si dhe numri i infeksioneve, të cilat tani janë afër 1.700,000,  pritet të rritet edhe më shumë.

E gjithë kjo ka pasur një efekt katastrofik në ekonominë botërore: miliona njerëz kanë humbur punën e tyre dhe bota është në prag të recesionit të saj, recesioni më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërkohë, kombet lundrojnë në ujëra të panjohura, pa një plan udhëzues të qartë se si të veprojnë kundër një armiku mikroskopik, askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo krizë apo si do të dalë nga ajo. Me sa duket, shumë nga ato gjëra që ishin normale deri vetëm disa muaj ose javë më parë ndoshta nuk do të jenë më kurrë ashtu.

Sipas parashikimeve të disa ekspertëve, kur përfundon pandemia dhe rregullat e distancës sociale të qetësohen, shumë njerëz do të vazhdojnë të punojnë nga distanca, pra nga shtëpia. Nëse kjo ndodh në një shkallë të gjerë, shumë do të migrojnë nga qytetet e mëdha dhe jeta në qytete do të ndryshojë papritur. Në një skenar si ky, kompanitë e teknologjisë do të kenë dominim dhe rritje më të madhe, por sektorë të tjerë si restorantet dhe baret do të goditen rëndë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, në këtë moment ekzistojnë të gjitha llojet e analizave dhe parashikimeve që përpiqen të kuptojnë këtë krizë të madhe nëpër të cilën po kalon njerëzimi dhe që, me sa duket, është vetëm fillimi.

Mike Bebernes, redaktor në Yahoo.com, u përpoq të mbledhë këndvështrime të ndryshme, divergjente dhe kontradiktore, se si coronavirusi mund të ndryshojë jetën tonë në një artikull të botuar në faqen e internetit të lajmeve.

Sistemi ynë ekonomik mund të shndërrohet në një sistem më të drejtë

“Ka shpresë se ne mund të fillojmë ta shohim botën ndryshe. Ndoshta ne mund t’i shohim problemet tona si të përbashkëta, dhe shoqërinë si më shumë se një masë të individëve që konkurrojnë me njëri-tjetrin për pasuri dhe qëndrim shoqëror. Ndoshta, në një afat të shkurtër, ne mund të kuptojmë se logjika e tregut nuk duhet të mbizotërojë shumë sfera të ekzistencës njerëzore siç lejojmë aktualisht”, shkroi Peter C. Baker për The Guardian.

Puna nga shtëpia do të bëhet gjithnjë e më e zakonshme

“Zyra tradicionale po bëhej gjithnjë e më e vjetruar. Pandemia e coronavirusit vetëm shpejtoi në mënyrë dramatike afatin kohor”, shkroi Matt Burr dhe Becca Endicott për Wall Street Journal.

Pasi të kontrollohet coronavirusi, frika nga infeksioni do të përhapet me kalimin e kohës

“Një efekt i mundshëm i kësaj krize është që njerëzit kurrë nuk ndalen së pyeturi kur mund të ndodhë pandemia tjetër”, tha Jeva Lange.

Mënyra se si funksionon sistemi ekonomik botëror do të pësojë ndryshime thelbësore

Kompanitë do të detyrohen të rishikojnë zinxhirët e tyre të vlerës në të gjithë botën. Këto zinxhirë u krijuan për të maksimizuar efikasitetin dhe fitimet.

Shumë parashikime rreth ndryshimeve janë të ekzagjeruar

“Amerikanët kurrë nuk do të ndalojnë së shkuari në lojëra basketbolli. Ata nuk do të ndalojnë së shkuari me pushime. Ata do të takohen për të bërë biznes. Deri më tani, as telegramet, as telefonat, as televizioni, as interneti nuk kanë ndikuar në dëshirën e njeriut për të shtrënguar duart, përkundër parashikimeve të teknologëve për të kundërtën”, shkroi Henry Grabar.

Stabiliteti politik në vendet në zhvillim do të shembet

“Shtetet e brishta do të shtyhen në kaos dhe paligjshmëri, dhe ekziston mundësia që disa regjime të mos i mbijetojnë COVID-19, pasi, pas vdekjes, qindra mijëra njerëz do të kthehen në rrugë për të rrëzuar ato regjime që nuk ishin të afta për të trajtuar krizën”, shkroi Andreas Krieg për Al Jazeera .

Pandemia do të krijojë një mundësi për të trajtuar ndryshimet klimatike

“Përgjigja që kemi ndaj kësaj krize shëndetësore do të formësojë se si do të përballemi me krizën e klimës në dekadat e ardhshme. Përpjekjet për të ringjallur aktivitetin ekonomik (planet stimuluese, ndihmat financiare dhe programet e kthimit në punë që po zhvillohen tani) do të ndihmojnë në përcaktimin e formës së ekonomive dhe të jetës sonë në të ardhmen e afërt”, shkroi Meehan Crist për New York Times.

Do të ketë më shumë autoritarizëm

Me pak fjalë, COVID-19 do të krijojë një botë më pak të hapur, më pak të prosperuar dhe më pak të lirë. Nuk duhej të ishte kështu, por kombinimi i një virusi vdekjeprurës, planifikimi jo adekuat dhe udhëheqja jokompetente e ka futur njerëzimin në një rrugë të re dhe shqetësuese”, shkroi Stephen M. Walt për Politico.

Idetë përparimtare do të pranohen më shumë

“Ne do të dalim nga kjo pandemi me një kuptim të ri se si funksionojnë qeveritë tona dhe shoqëria. Idetë e mëparshme margjinale, siç janë të ardhurat themelore universale ose kujdesi shëndetësor universal, tani do të jenë koncepte shumë të njohura dhe të zakonshme për opinionin publik”, shkroi Ryan Broderick për BuzzFeed News.

Njerëzit do të migrojnë nga qendrat e mëdha urbane

“Implikimet për qytetet e mëdha janë të mëdha. Nëse afërsia për të punuar nuk është më një faktor i rëndësishëm për të vendosur se ku do të jetojë, për shembull, atëherë tërheqja nga qytetet rritet, ne mund të shkojmë drejt një bote në të cilën fshatrat mund të jenë më shumë të banuar, pasi shtëpitë e tyre mund të shndërrohen në zyre pune”, shkroi Jack Shenker për The Guardian.

Pandemia mund të çojë në një revolucion të madh popullor

“Pasojat e coronavirusit kanë të ngjarë të përfshijnë një kryengritje të re politike. Kësaj here,kryengritje shumë më masive dhe më të zemëruara”, shkruan Cathy O’Neil për Politico. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori