LAJMI I FUNDIT:

Jeta e vështirë e nënës së Ronaldos, gruaja e guximshme që i rriti katër fëmijë

Jeta e vështirë e nënës së Ronaldos, gruaja e guximshme që i rriti katër fëmijë
Maria Dolores dos Santos Aveiro (Foto: Instagram/doloresaveiroofficial)

Maria Dolores dos Santos Aveiro është nëna e superyllit të futbollit Cristiano Ronaldo. Të gjitha mediat botërore e kanë raportuar lajmin se 65-vjeçarja ka pësuar goditje në tru dhe është hospitalizuar për ekzaminime të mëtutjeshme.

Sulmuesi i Juventusit është nisur me aeroplan privat drejt vendlindjes për t’i qëndruar pranë nënës së tij, e cila thuhet se është e vetëdijshme dhe në gjendje të qëndrueshme.


Ronaldo deklarohet për gjendjen e nënës së tij
Lexo po ashtu Ronaldo deklarohet për gjendjen e nënës së tij

Nëna e CR7, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë krahas 35-vjeçarit, ka ndikim shumë të madh në jetën e futbollistit të famshëm.

Kush është Maria Dolores

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

E lindur më 31 dhjetor 1954 në portin Canical të Madeiros, Maria Dolores dos Santos Aveiro dhe babai i Ronaldos, Jose diniz Aveiro, i kanë rritur katër fëmijët e tyre në qarkun Funchal të Santo Antonios.

Si pesëvjeçare, Dolores mbeti pa nënën e saj, Matilda, e cila vdiq në moshën 37 vjeçare nga sulmi në zemër. Babai i saj duhej të kujdesej për pesë fëmijët e tij dhe derisa nuk mund ta bënte këtë gjë, dërgoi katër nga fëmijët (duke përfshirë edhe Doloresin) në strehimore.

Kur i mbushi nëntë vjet, e përjashtuan nga strehimorja për shkak të sjelljes së bezdisshme duke e kthyer te babai, i cili veçmë ishte martuar me një grua tjetër, e cila po ashtu i kishte pesë fëmijë dhe e prisnin një tjetër bashkë.

View this post on Instagram

Bom fim de semana para todos ❤️⚽️👍🏼

A post shared by Maria Dolores (@doloresaveiroofficial) on Nov 29, 2019 at 5:49am PST

Në moshën 13 vjeçare, babai e largoi nga shkolla dhe e detyroi të punonte, ndërsa më herët kishte dashur ta dërgonte në një shkollë të fëmijëve me aftësi të veçanta, por drejtori nuk e kishte pranuar, pasi nuk kishte ndonjë problem me të. Disa vite më vonë, babai i saj iku me gruan e re dhe fëmijët e tyre drejt Australisë.

Si 18 vjeçare, Dolores kërkonte një jetë të re dhe lumturi. Asokohe u takua me Jose Dinis Aveiro, një 20-vjeçar që punonte në një dyqan. Ata u martuan dhe u bënë prindër të katër fëmijëve. Mirëpo, problemet familjare nisën pas kthimit të Jose Dinis nga lufta në Angolë dhe Mozambik, me ç’rast ai nuk punonte dhe e kalonte kohën duke pirë, ndërsa e gjithë barra e fëmijëve ra mbi nënën e Ronaldos, e cila shkoi në Francë për të punuar.

Si pasojë e konsumimit të tepruar të alkoolit, babai i Ronaldos u sëmur nga mëlçia (cirroza alkoolike e mëlçisë dhe vdiq në vitin 2005).

Lumturinë në jetën e saj ia ktheu pikërisht superylli i Juventusit, falë sukseseve të të cilit, ajo mund të bënte sërish një jetë të mirë, në ndërkohë që i ka shijuar arritjet e djalit dhe është përmbushur nga fëmijët e tij.

Në vitin 2007, nëna e futbollistit të famshëm ishte diagnostikuar me kancer të gjirit, ndërsa në vitin e kaluar i ishte kthyer sërish sëmundja që ka arritur ta tejkalojë sërish.

View this post on Instagram

Uma ótima quinta feira para todos beijinhos😘😘

A post shared by Maria Dolores (@doloresaveiroofficial) on Jan 30, 2020 at 5:52am PST

Gjatë dokumentarit të titulluar “Ronaldo”, ajo kishte pranuar se e kishte menduar abortin kur ka qenë shtatzënë me tash superyllin botëror.

“Ai është një fëmijë që kam dashur ta abortoj. Zoti nuk deshi që ajo të ndodhte dhe jam e bekuar për këtë dhe Zoti nuk më ka dënuar. Nganjëherë Ronaldo bën shaka me mua duke më thënë: ‘Nuk ke dashur që të më lindje. Por, tash unë jam këtu duke ju ndihmuar të gjithëve’. Dhe nganjëherë qeshim shumë me këtë”, ka treguar nëna e futbollistit.

Dolores kishte qëndruar larg syrit të publikuar deri në vitin 2019 kur i kishte hapur profilet e saja në rrjetet sociale. Ajo numëron mbi 2.1 milionë ndjekës në Instagram, ku shpërndan fotografi të saja dhe të familjarëve.

Fëmijët e Dolores

Cristiano Ronaldo ka dy motra më të mëdha, Elma dhe Lilianna Catia, dhe një vëlla të quajtur Hugo. Ata janë rritur në një familje të varfër katolike, ndërsa të katër fëmijët flinin me një dhomë.

Futbollisti ka folur për raportet jo të mira me babanë e tij, i cili ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare si pasojë e sëmundjes së mëlçisë. Pas vdekjes së bashkëshortit, Dolores nuk u martua, por ka qenë në lidhje me Jose Andraden.

View this post on Instagram

Feliz ano 2020 para todos ❤️🥂🍾

A post shared by Maria Dolores (@doloresaveiroofficial) on Jan 1, 2020 at 4:26am PST

Nëna e CR7 është shumë e afërt me djalin e saj, partneren e tij, Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e futbollistit.

Ajo madje në disa raste bën rolin e dados duke u kujdesur për Alana Martina, Eva, Mateo dhe Cristiano Ronaldo Jr.

Çfarë pune bën ajo

Maria Dolores kalon kohën më të madhe duke u kujdesur për nipat dhe mbesat e saja. Ajo publikon shpesh fotografi në rrjetet sociale duke u kujdesur për ta.

Njëherësh, nëna e Ronaldos është pronare e një restoranti në Brazil që quhet Casa Aveiro. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori