Jessica Alba shkëlqeu me një fustan të zi pa rripa në galanë “Gratë në Kinema” të Fondacionit të Filmit të Detit të Kuq në Kanë, të enjten në mbrëmje.

Aktorja 44-vjeçare mori pjesë në eventin e mbajtur në hotelin luksoz du Cap-Eden-Roc dhe mbajti një fjalim frymëzues për rolin e grave në industrinë e filmit.


E veshur me stil elegant dhe të rafinuar, Jessica kombinoi pamjen me një gjerdan rubini dhe vathë argjendi që e bënë të spikaste në tapetin e ku, shkruan DailyMail.

98432321 14718013 image a 49 1747354608871

Kjo dalje publike vjen në një moment të rëndësishëm për aktoren, pasi ajo ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj prej 16 vitesh, Cash Warren.

Çifti kanë tre fëmijë dhe thuhet se janë në marrëdhënie miqësore, duke kërkuar kujdestari të përbashkët.

98432311 14718013 image a 48 1747354606602

Jessica, e cila njoftoi ndarjen në fillim të vitit, ka treguar se është në një udhëtim “vetëzbulimi”.

Në një postim për ditëlindjen e saj, ajo tha se dëshiron të ndihet e dashur, e pranuar dhe e lirë nga nevoja për të qenë perfekte.

Së fundmi, ajo hodhi poshtë thashethemet për një lidhje të re me shkrimtarin Alex Edelman, duke sqaruar se ata janë vetëm miq. /Telegrafi/

98432305 14718013 Jessica looked in awe of her fellow guests as she gave an uplift m 55 1747354971556

98432315 14718013 The glamorous film star was radiant and glowing in her stylish y m 57 1747354994204