LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira e fundit, Imri Ajetit

I jepet lamtumira e fundit, Imri Ajetit

Anëtarë të Kryesisë së LDK-së, familjarë dhe veprimtarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit, kryetarit të degës së LDK-së në Gracanicë, Imri Ajeti.

“Imriu kishe guxim dhe durim, ishte model i njeriut modest, i afërt dhe punëtor”, ka thënë Ismet Beqiri, në emër të kryesisë së LDK-së gjatë ceremonisë së varrimit, transmeton Telegrafi.

Imri Ajeti, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai ishte kryetar i degës së LDK-së në Graçanicë./Telegrafi/