Djali nga Shipoli i Mitrovicës, 24-vjeçari Ermal Kamberaj, mbeti i vrarë mbrëmë pas disa të shtënave me armë zjarri në njërën prej kafeterive të këtij qyteti.

Varrimi i tij po bëhet në varrezat e fshatit Shipol, ku po marrin pjesë shumë njerëz për t’i dhënë lamtumirën e fundit.


Sipas policisë, dorasi është ende në arrati, ndërkaq organet e hetuesisë janë duke u merr me rastin vazhdimisht.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se një armë dhe tri gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes. Sipas tij, ende nuk dihen motivet e vrasjes.

I ndjeri Ermal Kamberaj punonte në lokalin ku edhe u vra. /Klan Kosova/

ermal01

ermal02

ermal03