LAJMI I FUNDIT:

Të ndara në kuti kartoni, jepen detaje për kapjen e 2 tonëve kokainë në Kosovë

Të ndara në kuti kartoni, jepen detaje për kapjen e 2 tonëve kokainë në Kosovë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri kanë dhënë detaje në lidhje me aksionin e përbashkët të policisë së Kosovës, Shqipërisë e Italisë, ku dyshohet se janë gjetur mbi 2 tonë lëndë narkotike në Lipjan.

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka dhënë detaje për ABC lidhur me kokainën e kapur në Kosovë dhe që kishte përdorur portin e Durrësit si tranzit.


Mësohet se operacioni ka qenë i përbashkët mes SPAK dhe DEA-s amerikane si dhe me policinë italiane e atë të Kosovës.

“Operacioni i përbashkët mes SPAK, DEA-s, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sasia e kokainës ende po peshohet.” ka thënë Kraja.

ABC ka siguruar fotot e kokainës së kapur në një kamion në Kosovës. Kokaina ishte fshehur në një konteiner me mish që vinte nga Brazili.  Ndërkohë kokaina ishte futur në disa pako kartoni, ndërsa ambalazhi dyshohet të jetë i ngjashëm me paketimin e mishit për tu kamofluar.

Siç mëson abcnews.al, bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori