Kryeministrja daneze Mette Frederiksen është dashur të riorganizonte ekipin e saj ministror pasi ish-ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup njoftoi se do të largohej nga politika.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Nick Hækkerup arsyetoi vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen, duke thënë se ai kishte qenë në politikë me kohë të plotë për më shumë se 20 vjet.

Dhe Frederiksen e zëvendësoi atë me ministrin e Emigracionit dhe Integrimit, Mattias Tesfaye dhe organizoi një rotacion midis ministrave të saj.

Posti i Tesfaye do të merret nga Ministrja e Brendshme dhe Strehimit, Kaare Dybvad Bek, ndërsa zëdhënësi socialdemokrat dhe deputeti Christian Rabjerg Madsen do të zëvendësojë Bek si ministër i Brendshëm dhe i Strehimit.

Gjatë prezantimit të tre ministrave të saj të rinj, Frederiksen hodhi poshtë kategorikisht idenë se Hækkerup kishte dhënë dorëheqjen për shkak të ndjeshmërisë së disa çështjeve me të cilat ai duhej të merrej.

300 qeli për 210 milionë euro, dokumenti i plotë i marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës 300 qeli për 210 milionë euro, dokumenti i plotë i marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës

“Unë nuk mendoj se duhet të thellohemi kaq thellë në teoritë e konspiracionit këtë herë. Ndoshta është thjesht, siç shkroi Nick Hækkerup dje në Facebook – se ai ka qenë në krye të politikës daneze për 20 vjet, dhe nuk është këtu vendi ku ai dëshiron të vazhdojë jetën e tij të punës”, tha ajo.

Megjithatë, kryeministrja nuk e fshehu se ishte e zhgënjyer nga humbja e Hækkerup-it si një ministër që mori vlerësime nga shumë deputetë, përfshirë disa anëtarë të opozitës.

Jeta brenda burgut në Gjilan, i cili për 10 vite iu lëshua me qira Danimarkës Jeta brenda burgut në Gjilan, i cili për 10 vite iu lëshua me qira Danimarkës

Ndryshe, Nick Hækkerup, ka qenë njeriu që ka nënshkruar Traktatin ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër dhe promovimin e sundimit të ligjit.

Nga ana e Kosovës, nënshkrimi i këtij Traktati u bë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Marrëveshja me Danimarkën për të burgosurit, ministrja Haxhiu jep detajet Marrëveshja me Danimarkën për të burgosurit, ministrja Haxhiu jep detajet

Me traktat, Danimarka dhe Kosova kanë rënë dakord për kornizën që Danimarka të marrë me qira vende burgje në burgun e Gjilanit me qëllim që deri në 300 të huaj të dënuar me deportim të mund të kryejnë dënimin me burg ose paraburgimin danez atje.

Në traktat parashikohet se burgimi bëhet sipas rregullave daneze dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Danimarkës.

Prandaj, të burgosurit do të shërbejnë në kushte që korrespondojnë kryesisht me kushtet në burgjet në Danimarkë. /Telegrafi/